Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Silva Gunbardhi: “Kam lindur bashkė me kėngėn” nga Kristi Pinderi

Bukuroshja qė ėshtė e bindur se “misteri pėrbėn njeriun” Si shumė talente tė tjera, edhe unė pėrpiqem tė mbijetoj nė realitetin e hidhur shqiptar, ku mundėsitė financiare janė shumė tė kufizuara, pėrkundėr dėshirave shumė tė mėdha. Ka lindur nė vitin 1980 nė qytetin bregdetar tė Vlorės, por prej disa muajsh jeton nė Tiranė, duke synuar atė qė kėrkojnė tė gjithė artistėt e rinj: suksesin. Silva Gunbardhi, shumė tėrheqėse, e thjeshtė dhe e talentuar, sapo ka nxjerrė albumin e saj tė parė me 9 kėngė popullore. Ka bashkėpunuar pėr kėtė album me kompozitorin e njohur Adrian Hila. “Kam punuar shumė derisa arrita tė hyj nė studion e Adrian Hilės. Mos kujtoni se ėshtė njė dhuratė”, thotė ajo gjatė njė interviste pėr “Kult”. Ka qenė vetem 2 vjeēe kur ka kėnduar pėr herė tė parė, madje fjalėt e para qė ka belbėzuar kanė qenė me siguri pjesė e tekstit tė ndonjė kėnge! Shumė shpejt merr pjesė nė festivalet pėr fėmijė qė organizoheshin nė qytetin e Vlorės, derisa nė moshėn 16-vjeēare interpreton nė njė aktivitet pėr tė rritur, njė spektakėl i parodistėve tė Vlorės. Ka prezantuar ndėrkohė njė edicion tė spektaklit “Netėt e verės”, nė TV Klan. Shprehet se “kam lindur bashkė me kėngėn”. Pikėrisht kjo bindje nuk e lejoi artisten e re qė pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme tė zgjidhte jo njė shkollė arti, por pedagogjinė. “Nxėnėsit kanė qenė pėr mua edhe spektatorė”, thotė ajo nė pėrgjigje tė pyetjes se cila ėshtė lidhja qė mund tė ketė mes mėsuesisė dhe kėngės. Silvės i pėlqen shoqėria, adhuron familjen dhe dėshiron tė jetė e sinqertė me tė gjithė, por pa zbuluar plotėsisht misterin e saj. “Misteri pėrbėn njeriun”, shprehet ajo. “Gjithsecili ka brenda vetes pak mister dhe nuk duhet tė tregosh gjithēka nga vetja, sepse ēfarė kuptimi do tė kishte pastaj...?” Pavarėsisht se nė albumin e parė shfaqet si njė kėngėtare e muzikės popullore, asaj i pėlqen shumė edhe muzika e lehtė. Ka nė plan njė interpretim nė kėtė lloj muzike, por nuk tregon asnjė detaj. Preferon misterin… SILVA GUNBARDHI

- Ju keni filluar tė kėndoni ende pa mbushur 2 vjeē. Si tė thuash, fjalėt e para qė ju keni belbėzuar kanė qenė, me siguri, pjesė e tekstit tė ndonjė kėnge…

S.G.: Unė, nė fakt, kam mėsuar tė flas dhe tė kėndoj shumė herėt. Madje dje po flisja pėr kėtė gjė me mamin.

- Ēfarė kėngėsh kėndonit nė atė moshė?

S.G.: Fillimisht kėngė pėr fėmijė, por pak mė vonė, edhe kėngė pėr tė rritur. Nė raste martesash apo sebepesh tė tjera, unė vazhdimisht kėndoja. Pėrfytyroni se si mund tė duket njė fėmijė nė moshėn 2 ose 3-vjeēare kur kėndon kėngė tė rriturish (qesh).

- Si reagonin gjatė kėtyre interpretimeve prindėrit dhe tė tjerėt qė ju ndiqnin?

S.G.: Prindėrit shqetėsoheshin, sepse kur kthehesha nė shtėpi isha gjithmonė me temperaturė, me grykėt e acaruara etj., sepse, natyrisht, ishte njė sforcim i madh pėr moshėn time.

- Nė moshėn 6-vjeēare keni marrė pjesė pėr herė tė parė nė njė festival fėmijėsh…

S.G.: Po, ėshtė e vėrtetė. Isha vetėm 6 vjeēe kur mora pjesė pėr herė tė parė nė njė festival pėr fėmijėt nė qytetin e Vlorės. Kėndova kėngėn “Dy motrat”, qė flet pėr dy motra tė vogla, tė cilat dolėn nga shtėpia pėr tė blerė njė libėr dhe pėrfunduan pastaj duke blerė edhe shumė gjėra tė tjera. U vonuan dhe, natyrisht, kur u kthyen nė shtėpi, i gjetėn prindėrit shumė tė shqetėsuar.

- Si ka qenė Silva fėmijė?

S.G.: Me kaēurrela, bionde..., shumė e qeshur... Bėja tė pamundurėn pėr t’i afruar njerėzit, por sapo ata afroheshin, unė i kafshoja (qesh).

- Mė pas ju morėt pjesė nė pothuajse tė gjitha festivalet e fėmijėve nė qytetin tuaj, apo jo?

S.G.: Po, deri nė moshėn 16-vjeēare, kur kėndova pėr herė tė parė nė njė aktivitet pėr tė rritur. Ishte njė spektakėl i Parodistėve tė Vlorės dhe unė kėndova njė kėngė tė Celine Dion...

- Mund ta kėndoni atė kėngė edhe pėr ne, tani?

S.G.: (Qesh). Mė jepni njė mikrofon dhe do e kėndoj mė kėnaqėsi...

- Celine Dion?

S.G.: Po, kam kėnduar, nė fakt, disa kėngė tė sajat, si “My heart will go on”, “All by myself” etj.

- Pėrse ju pėlqen Celine Dion?

S.G.: Ajo nuk mė pėlqen vetėm mua, u pėlqen tė gjithėve, sepse ėshtė njė kėngėtare e madhe botėrore. Mė pėlqen shumė mėnyra se si ajo kėndon, si i zgjedh kėngėt, si i pėrshtat me natyrėn e saj, si dhe teknika qė pėrdor.

- Pavarėsisht se pas interpretimit tė parė nė njė aktivitet pėr tė rritur ju filluat njė jetė aktive artistike, nė pėrfundim tė   shkollės sė mesme nuk zgjodhėt tė studionit mė tej pėr art, por pėr pedagogji…

S.G.: Nuk studiova nė njė shkollė arti, pasi doja tė kisha mė shumė njohuri tė pėrgjithshme. Ka shumė rėndėsi shkolla qė zgjedh, megjithatė unė nuk u ndava asnjėherė nga kėnga.

- Jeni pėrpjekur tė kuptoni se ēfarė do tė thotė kėnga pėr ju?

S.G.: Kėnga lind. Ajo nuk vjen befas, nė njė moment tė caktuar. Pėr mua kėnga ėshtė njė pjesė e pandarė e jetės sime. Kam kuptuar se pa tė nuk mund tė bėj dot. Unė, edhe kur nuk kėndoj nė skenė, kėndoj nė shtėpi. Unė kam lindur sė bashku me kėngėn.

- Pėrveē kėngės, me siguri duhet tė keni patur edhe tė tjera preferenca gjatė adoleshencės tuaj…

S.G.: Gjatė adoleshencės, pėrveē kėngės, kam patur qejf prezantimin. Prezantoja shpesh aktivitete tė ndryshme, sidomos ato qė zhvilloheshin me rastin e 7 apo 8 Marsit. Shkruaja edhe poezi pėr mėsuesit. I shkruaja ato nėpėr kartolina dhe i lexonim pastaj gjatė mbrėmjeve pėr 7 Marsin. Veē kėsaj, kam patur edhe njė shoqėri shumė tė mirė, shumė tė zgjedhur, kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin.

- Si ka ndikuar qyteti juaj, Vlora, nė formimin e personalitetit?

S.G.: Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua tė qenurit njė qytetare vlonjate! Vlora mė ka rritur me traditat dhe zakonet e veta, mė ka besuar disa nga tiparet e saja mė tė mira. E para: besnikėrinė. Unė jam shumė besnike. Vlonjatėt nė pėrgjithėsi janė shumė besnikė. Nėse tė bėjnė mik, tė kanė pėrjetė dhe nuk mundohen tė ta hedhin pas shpine.

- A keni ndjerė mosbesnikėri apo “hedhje pas shpine” nė Tiranė?

S.G.:  Unė kam pak kohė qė jetoj nė Tiranė. Pėrgjithėsisht nuk bėj kollaj miq. Por mė e rėndėsishmja ėshtė qė nuk i lejoj njerėzit tė ma hedhin...

- Po flasim pėr njė temė shumė tė rėndėsishme pėr njė artiste tė re, e cila lufton pėr suksesin...

S.G.: Si shumė talente tė tjera, edhe unė pėrpiqem tė mbijetoj nė realitetin e hidhur shqiptar, ku mundėsitė financiare janė shumė tė kufizuara, pėrkundėr dėshirave shumė tė mėdha.

- A keni gjetur ndonjė lidhje mes kėngės dhe mėsuesisė, tė cilėn ju e zgjodhėt si profesion?

S.G.: Pas gjimnazit do tė largohesha nga Shqipėria pėr tė studiuar nė Itali, por, sinqerisht, e pata shumė tė vėshtirė tė ndahesha nga familja ime. Kėshtu qė zgjodha njė nga degėt e Universitetit tė Vlorės, Pedagogjinė. Mė pėlqen shumė ky profesion, mė pėlqen tė mėsoj fėmijėt, t’u mėsoj atyre jo vetėm programin e pėrcaktuar nė lėndėt e ndryshme, por, mbi tė gjitha, t’i edukoj. Cila ėshtė lidhja mes kėngės dhe mėsuesisė? Fėmijėt janė njė lloj spektatori pėr mua! Me ta unė kam ndarė ēdo sukses, sepse kam punuar si mėsuese qysh kur isha nė vit tė parė tė universitetit. Por, tė flasėsh pėrpara tyre ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe, madje do tė thoja se ėshtė edhe njė lloj shkolle.

- E keni lėnė Vlorėn, nga e cila trashėguat besnikėrinė dhe traditat mė tė mira dhe prej disa muajsh jetoni nė Tiranė. Ēfarė synoni tė arrini?

S.G.: Pse tė tregohem hipokrite? Synoj atė qė synon ēdo artist i ri: SUKSESIN.

- Nuk mjaftoheni me suksesin qė keni arritur ndėrkohė?

S.G.: Suksesi nuk ka kurrė kufi. E rėndėsishme ėshtė qė, sado qė tė arrijė, artisti duhet tė mendojė se ka akoma pėr tė arritur...

- Sapo keni nxjerrė albumin tuaj. Si ėshtė Silva nė kėtė album?

S.G.: Pak nga tė gjitha. Ky album, i titulluar “Plaku, plaka”, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua, mė duket se ėshtė si njė familje e madhe! Pse them kėshtu? Sepse nė kėtė album trajtohen probleme qė na prekin tė gjithėve. Nė kėtė album trajtohen disa nga momentet e jetės sė pėrditshme, qė, pa dyshim, lėnė gjurmė tek ne. Kėnga e parė flet pėr njerėz qė pėrpiqen tė jetojnė, tė kėrkojnė vazhdimisht nga jeta dhe tė punojnė. Pavarėsisht nga mosha, njeriu   duhet ta jetojė jetėn si njė i ri. Kėnga e dytė, me titull “Mė ka porosit babai”, trajton marrėdhėniet mes atit dhe vajzės. Kėnga thotė: “Mos u mpleks me djem tė rinj, se djali qė do tė tė marrė, vjen e tė kėrkon shtėpinė…” (qesh). E shikoni se sa e pasur qė ėshtė Vlora me tradita? Kėnga tjetėr trajton marrėdhėniet mes vėllait dhe motrės. Vėllai i thotė motrės: “Kujdes, se kėta ēunat e rinj japin zemrėn qė nuk e kanė/ ki kujdes ti motra ime/ ai djalė ėshtė maskara/ tė gėnjen ty me tavan/ tė gėnjen ty me qilima/ tė genjėn, ty tė gėnjen/ i njoh mirė unė kėta trima/ tė thonė zemėr, tė thonė xhan/ tė japin zemrėn qė nuk e kanė/ tė japin fjalė tė bukura shumė/ nga e hėna nė tė shtunė”.

- Na flisni pak pėr familjen tuaj

S.G.: Familja ėshtė njė nga gjėrat mė tė shtrenjta pėr mua. Babi ka njė vit qė ėshtė ndarė nga jeta dhe unė tani kam mbetur vetėm me mamin dhe me vėllain. Ajo ishte njė humbje shumė e madhe pėr mua dhe i vetmi qetėsim dhe prehje pėr mua ka qenė familja ime, mami dhe vėllai. Jam e lidhur shumė ngushtė me ta, janė dashuria ime mė e madhe.

- Si e ka ndjekur familja juaj angazhimin tuaj artistik?

S.G.: Mė kanė qėndruar shumė pranė, mė kanė mbėshtetur nė ēdo moment.

- Albumin tuaj e keni realizuar me njė nga kompozitorėt mė tė njohur  nė Shqipėri dhe mė gjerė, me Adrian Hilėn. Ēdo tė thotė tė punosh me tė?

S.G.: Ėshtė shumė bukur tė punosh me tė, mėson shumė gjėra. Adi, nė radhė tė parė kėrkon nga kėngėtari qė tė mos gabojė. Nuk e lė ai kėngėtarin tė gabojė, e mėson, i jep drejtim. Nuk mund tė dalėsh nga studioja e Adrian Hilės pa kaluar mė parė nė shumė filtra profesionalė. Pėrveē kėsaj, Adi tė mėson se kėngėtari duhet tė kėndojė fillimisht me mendje dhe jo me zė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

- Keni njė shikim ndaj tė cilit nuk do tė rezistonte dot asnjė djalė. Jeni e re, plot energji, keni talent. Sapo keni nxjerrė albumin tuaj dhe, pėr mė tepėr, keni bashkėpunuar me Adrian Hilėn. E konsideroni veten me fat?

S.G.: Kam ditur tė zgjedh!

- Sa ndikon fati nė jetėn e njė artisteje tė re?

S.G.: Unė besoj shumė tek Zoti, por nuk jam supersticioze. Jam besimtare ghe pėr ēdo gjė falėnderoj Zotin, por nuk janė dhurata, ju siguroj! Unė kam punuar shumė qė tė hyj nė studion e Adrian Hilės.

- Rikthehemi pak nė tė kaluarėn tuaj. Edhe pse ju jetonit nė Vlorė, kjo nuk ju ka penguar tė angazhoheni nė aktivitete tė rėndėsishme nė Tiranė. Madje keni prezantuar edhe njė edicion tė spektaklit “Netėt e verės”, i organizuar nė TV Klan. Si ishte ajo pėrvojė?

S.G.: Ka qenė njė pėrvojė shumė e bukur. Dėgjoni: Gjėrat mė tė bukura tė jetės kanė nė vetvete edhe shumė vėshtirėsi. Edhe “Netėt e verės”, ishin njė pėrvojė shumė e bukur, por edhe shumė e vėshtirė. E vėshtirė sepse unė nuk kisha patur pėrvojėn e mjaftueshme pėr tė prezantuar njė spektakėl tė atyre pėrmasave. Nė fakt, u ndjeva disi e mėnjanuar pėr faktin se unė isha kėngėtare, ndėrsa Tosi, Berti dhe Stela ishin prezantues. Por bashkėpunimi me ta mė bėri tė kaloj verėn mė tė bukur tė jetės sime.

- Pėrgjigjet tuaja tregojnė se jeni njė vajzė shumė e zgjuar. Kurioziteti tė shtyn t’ju pyesėsh: Jeni diplomate, apo e sinqertė?

S.G.: Unė nuk pėrpiqem tė jem e zgjuar, pėrpiqem tė bėj veprime tė zgjuara. Sa e sinqertė jam unė? Varet nga personi qė kam pėrpara...

- Sa e sinqertė jeni nė kėto momente?

S.G.: Me ju? 100 pėr qind e sinqertė (qesh). Bėj shaka. Nė qoftė se njeriu do t’i tregonte tė gjitha, atėherė nuk do tė mbetej misteri…

- Ēfarė ėshtė misteri pėr ju?

S.G.: Misteri pėrbėn njeriun! Tė gjithė kanė misterin brenda vetes...

- Duket se juve ju ndihmojnė edhe sytė pėr tė ruajtur misterin…

S.G.: Unė, faktikisht, nuk i kam parė sytė e mi kur flas. I shikoj vetėm kur bėj tualet, apo kur vishem. Sytė nuk tė ndihmojnė tė jesh e mistershme. Tė jesh e mistershme, tė ndihmon, nė radhė tė parė, kufizimi i atyre qė thua…

- Do t’ju pėlqente t’ju bėnin njė kompliment pėr sytė e bukur apo pėr njė interpretim tė mirė nė skenė?

S.G.: Tė dyja, tė dyja janė tė rėndėsishme. Pse ta mohoj, sa mė shumė vlera tė ketė njeriu, aq mė mirė ėshtė.

- Sa i rėndėsishėm ėshtė look-u pėr ju?

S.G.: Unė i kushtohem vetes sime nė look aq sa mund tė bėjė njė vajzė normale, njė tualet i thjeshtė, njė veshje sportive zakonisht... Por, natyrisht qė, kur bėhet fjalė pėr skenėn, puna ndryshon. Ēdo gjė ka rėndėsinė e vet nė art. Edhe mėnyra si vishesh, si paraqitesh, ashtu si dhe kėndon. Nė skenė unė pėrpiqem tė jem sa mė afėr skenės, ndėrsa nė jetė pėrpiqem tė jem sa mė afėr njerėzve. E rėndėsishme pėr njeriun ėshtė qė tė jetė sa mė origjinal dhe vetvetja si nė skenė, ashtu edhe nė jetė.

- A jeni e dashuruar?

S.G.: (qesh) Edhe nė qoftė se nuk jam, do tė jem…

- Sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju shoqėria?

S.G.: Ėshtė shumė e rėndėsishme. Kam patur fatin tė kem njė shoqėri shumė tė mirė, ku tė gjithė ndjeheshim tė barabartė.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.