Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Nga Flora Nikolla dhe Kristi Pinderi

Gjebrea: Me kėtė ndeshje duam tė bėjmė kėtė thirrje: ēdo njeri, nė kėtė jetė tė shkurtėr qė ka, tė pėrpiqet tė bėjė diēka tė mirė”. “Bamirėsia pėr mua ėshtė njė koncept shumė i gjerė. Bamirėsi do tė thotė tė ndihmosh njerėzit, t’u thuash edhe njė fjalė tė mirė, tė krijosh me ta njė marrėdhėnie sa mė tė mirė, pa iu shkaktuar probleme, pra t’u japėsh njė lloj karikimi pozitiv nė gjithēka. Unė kėtė gjė e bėj pothuajse pėrditė. Nga natyra duhet tė jesh pozitiv, sepse njė njeri pozitiv, qė ndihmon kėdo, ėshtė nga natyra   bamirės nė kuptimin e vet”.   “Targetgrupi ynė do tė jenė fėmijėt, zemra e shoqėrisė”.

- Keni arritur tė mundėsoni mė nė fund ardhjen nė Shqipėri tė Kombėtares sė kėngėtarėve italianė. Gjithsesi, e gjitha kjo nuk ėshtė realizuar sa hap e mbyll sytė. Cila ėshtė odiseja e kėsaj ngjarjeje?

A.Gj: Ka rreth 8 vjet qė unė pėrpiqem tė sjell Kombėtaren e kėngėtarėve italianė nė Shqipėri. Mė nė fund arritėm nė njė marrėveshje. Ishte e vėshtirė edhe pėr faktin se kjo kombėtare nuk luan shpesh jashtė Italisė, duke qenė se fama e kėngėtarėve italianė ėshtė edhe ndėrkombėtare, dhe natyrisht ata kanė njė axhendė shumė tė pasur gjatė gjithė vitit. Kjo do tė thotė se ėshtė shumė e vėshtirė qė ata tė mblidhen sė bashku pėr njė ndeshje jashtė Italisė. Por, mė nė fund, edhe ne do tė bėjmė “Ndeshjen e zemrės” (La partita del cuore), qė ėshtė shumė e famshme jo vetėm nė Itali, por nė tė gjithė botėn.

- A e mbani mend momentin e parė absolut kur ju shqiptuat idenė pėr tė realizuar kėtė ndeshje? Si ishte ai moment dhe ēfarė reagimi pati fillimisht ndaj asaj ideje?

A.Gj: Momenti i parė ka qenė viti 1995, kur unė tentova pėr herė tė parė tė hyj nė kontakt me kėngėtarėt italianė. Natyrisht dihet se ēfarė ndodh nė kėto raste. Tė dėrgojnė njė faks me pėrgjigje negative: Shqipėria nuk ishte nė axhendėn e tyre pėr atė vit! Shqipėria, nė fakt, nuk ishte nė axhendėn e tyre pėr vite tė tėra, pasi ishte njė kohė kur shumė vende tė tjera, si Bosnjė-Hercegovina, shkaktonin ndjeshmėri mė tė madhe tek skuadra italiane.

- Nga takimet dhe kontaktet qė keni patur deri tani me kėngėtarėt e Kombėtares italiane, ka qenė ndonjėri qė ėshtė shprehur mė entuziast pėr kėtė ndeshje?

A.Gj: Gianni Morandi. Ai ėshtė njėkohėsisht edhe kapiteni i skuadrės, ai qė i mbledh tė gjithė, si tė thuash, ėshtė shpirti i asaj skuadre. Ai ka qenė gjithmonė pozitiv ndaj kėsaj ndeshjeje nė Shqipėri.

-Ndonjė koment i anėtarėve tė Kombėtares italiane pėr ndeshjen dy-palėshe apo pėr Shqipėrinė?

A.Gj: Njė pjesė e tyre kanė qenė nė Shqipėri.Ata e njohin Shqipėrinė dhe kanė pėrcjellė pėrshtypje shumė tė mira pėr tė. Duhet thėnė se mendimi i tyre pėr Shqipėrinė ka qenė i ndikuar nga informacioni i dhėnė shpesh nė televizion. Mirėpo, pasi e vizitojnė vetė Shqipėrinė, ata ndryshojnė menjėherė opinionin e tyre pėr kėtė vend dhe madje dėshirojnė tė rikthehen kėtu. Me Morandin jam takuar nė vitin 1991, por jo pėr tė biseduar pėr “Ndeshjen e zemrės”. Atėherė nuk mund tė flitej qė ne tė bėnim bamirėsi pėr tė tjerėt. Ishte bota qė bėnte bamirėsi pėr ne. Ai kontakt ishte pėr ta sjellė Morandin nė Shqipėri, por nuk u realizua. Por pas shumė takimeve dhe kontakteve me tė, mė nė fund do tė vijė nė Shqipėri, bashkė me skuadrėn.

- Duket se ėshtė shumė e hershme tek ju dėshira pėr tė bėrė njė ndeshje tė tillė. Pse? Mos ka e gjitha kjo ndonjė lidhje me vetė Arditin?

A.Gj: Kanė qenė dy-tre raste kur unė kam kėnduar pėr bamirėsi. Hera e parė ka qenė nė njė koncert nė Kėln, nė favor tė Luftės nė Kosovė, dhe njė herė tjetėr nė Tiranė. Nė fakt, po ta mendosh, Shqipėria ėshtė njė vend i varfėr, i tillė qė ka nevojė vetė pėr bamirėsi. E vetmja shtresė qė mund tė mendonte tė bėnte bamirėsi ėshtė ajo e biznesmenėve. Por edhe ata qė e kanė vėnė pasurinė e tyre me djersė, ndoshta nuk kanė shumė hapėsirė, pasi duhet ende tė konsolidojnė biznesin e tyre. Mendoj se dalngadalė, me rritjen e mirėqenies, rriten edhe mundėsitė tona pėr tė bėrė bamirėsi. Unė nuk flas vetėm pėr dhėnie parash, flas pėr njė tjetėr lloj bamirėsie. Flas pėr tė gjithė ata qytetarė tė Tiranės dhe tė Shqipėrisė qė, duke paguar 1000 lekė pėr tribunėn dhe 500 lekė pėr vendet e tjera nė stadium, nuk u kushton asgjė, duke qenė se kėshtu japin ndihmėn e tyre pėr tė gjithė fėmijėt nė nevojė. Jemi ne artistėt qė me daljen tonė nė stadiumin “Qemal Stafa” bėjmė qė tė gjithė tė mund tė japin kontributin e tyre nė ndihmė tė fėmijėve. Ky natyrisht ėshtė njė mesazh edhe pėr tė gjithė ata qė mund tė bėjnė vėrtet mė shumė nė kėtė drejtim.

- Pak mė parė pėrmendėt dy raste kur keni kėnduar pėr bamirėsi. Njė ndjesi juaja kur keni kėnduar ?

A.Gj: Kam kėnduar pėr bamirėsi, siē ju thashė, vetėm dy herė, por si Ardit, bamirėsi bėj shumė shpesh. Mua mė pėlqen tė ndihmoj kėdo qė ka nevojė, me mėnyra tė ndryshme, jo vetėm duke dhėnė para, por me tė gjitha mundėsitė qė unė kam: duke ndėrhyrė nė njė spital apo nė njė shkollė etj. Kėtė e them sepse mendoj se bamirėsia nuk lidhet vetėm me dhėnien e parave. Bamirėsia pėr mua ėshtė njė koncept shumė i gjerė. Bamirėsi do tė thotė tė ndihmosh njerėzit, t’u thuash edhe njė fjalė tė mirė, tė krijosh me ta njė marrėdhėnie sa mė tė mirė, pa iu shkaktuar probleme, pra t’u japėsh njė lloj karikimi pozitiv nė gjithēka. Unė kėtė gjė e bėj pothuajse pėrditė. Nga natyra duhet tė jesh pozitiv, sepse njė njeri pozitiv, qė ndihmon kėdo, ėshtė nga natyra  bamirės nė kuptimin e vet.    

- Njė rast tjetėr, i pėrmasave tė mėdha, ku ju keni bėrė bamirėsi, ka qenė edhe spektakli “Nėnė Tereza, e Shenjta e shqiptarėve”, njė maratonė bamirėsie e zhvilluar nė Prishtinė...

A.Gj: Nė atė maratonė u mblodhėn mė shumė se 500 mijė Euro nė favor tė fėmijėve. Mė vjen shumė mirė qė TV 21 nė Kosovė e ka ndjekur edhe mė pas fenomenin dhe me ato Euro janė operuar me dhjetėra fėmijė, tė cilėt kanė shpėtuar nga sėmundje tė ndryshme. Unė jam shumė i lumtur qė e kemi bėrė kėtė gjė. Fillimisht ne bėmė njė spektakėl qė zgjati mbi tri orė, pas kėsaj, tė gjithė artistėt duhet tė komunikonin nė telefon drejtpėrdrejt me tė gjithė qytetarėt qė do tė ofronin tė holla. Secili kishte njė kohė prej rreth gjysmė ore pėr tė komunikuar nė telefon, por unė kam qėndruar edhe mė shumė se dy orė, sepse qytetarėt kishin dėshirė tė dhuronin para. Ishte e jashtėzakonshme. Madje, kur flisnin me mua nė telefon, ndoshta viheshin nė pozitė dhe nuk ofronin atė shumė qė kishin menduar nė fillim, por ofronin edhe mė shumė. Ofronin edhe nga 500 apo 1000 Euro, pėr tė mos folur edhe pėr biznesmenė qė, sapo kapnin linjėn e telefonit, ofronin edhe 25 mijė Euro, aq sa unė nuk u besoja dot veshėve. Kjo maratonė vazhdoi deri nė mėngjes, duke na shkaktuar emocione fantastike.  

- Tė rikthehemi tek “Ndeshja e zemrės”. Cilat kanė qėnė reagimet e njerėzve nė Shqipėri, kur janė njohur me kėtė iniciativė?

A.Gj: Duhet tė them se ėshtė pritur shumė mirė, sidomos nga artistėt qė luajnė nė skuadėr, tė cilėt janė kėngėtarėt mė tė famshėm tė Shqipėrisė, por edhe nga pėrfaqėsues tė bizneseve. Kemi gjetur mbėshtetje nga AMC-ja, e cila pranoi menjėherė tė sponsorizonte pa patur asnjė shenjė dyzimi, si dhe “Western Union”, revista “Kult”, “Coca-Cola”, “Puma”, hoteli “Sheraton”, Birra “Tirana”.I gjithė aktiviteti do tė realizohet nėn kujdesin e  kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe ministrit Blendi Klosi, si dhe Institutit Italian tė Kulturės.

- Tė gjithė tė hollat do tė shkojnė nė favor tė fėmijėve, njė targetgrup shumė i rėndėsishėm i shoqėrisė...

A.Gj: Po, tė gjitha tė ardhurat qė do tė vijnė nga ky aktivitet, do tė shkojnė nė favor tė fėmijėve nė nevojė, ata fėmijė qė kurohen nga CEFA, njė organizatė bamirėsie italiane, por me shtrirje nė tė gjithė botėn. Sė bashku me shoqatėn “Vizion” nė Elbasan, ata operojnė nė tė gjitha shtresat sociale qė kanė nevojė pėr ndihmė. Ata qė do tė pėrfitojnė janė fėmijėt e Elbasanit, si dhe fėmijėt qė kurohen nė Klinikėn Psikiatrike tė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, qė kanė probleme me zhvillimin e tyre mendor. Nė kėtė klinikė bėhen shumė pėrpjekje pėr rehabilitimin dhe pėrmirėsimin e shėndetit tė fėmijėve. Me tė ardhurat qė ne do tė mbledhim do tė pėrpiqemi tė pėrmirėsojmė kushtet e tyre tė jetesės. Gjithēka do ta shohim me detaje edhe me drejtorin e QSUT-sė, z.Mihal Tase. Pra, targetgrupi ynė do tė jenė fėmijėt, zemra e shoqėrisė.

- Duke qenė njė eksperiencė e re pėr Shqipėrinė, si ēdo gjė tjetėr e re, nė Shqipėri kjo iniciativė rrezikon tė paragjykohet...

A.Gj: Nė momentin qė unė punoj dhe luftoj pėr tė arritur diēka, nuk mė intereson shumė paragjykimi i njerėzve. Unė nuk e bėj kėtė gjė pėr opinionin e njerėzve, megjithatė, sė bashku me Vera Grabockėn, kemi menduar tė ngremė Komisionin e Transparencės, ku do tė kemi pėrfaqėsues nga organizimi ynė, pėrfaqėsues nga CEFA, nga QSUT-ja, ndėrkohė qė nė krye do tė jetė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Ky komision do tė ndjekė hap pas hapi tė gjithė aktivitetin, qė nė momentin e prodhimit tė biletave, tė shitjes sė tyre, tė inkasimit dhe tė shpėrndarjes sė tė ardhurave. Asgjė nuk do tė shkojė nė xhepat e artistėve, pasi ne tė gjithė besojmė nė kėtė qė po bėjmė. Gjithēka do tė shkojė nė favor tė fėmijėve. E gjitha ėshtė organizuar nė mėnyrė aq tė detajuar sa tė mos ketė absolutisht asnjė rrugicė qorre ku njerėzit tė mendojnė pėr t’u futur.

- Ēfarė ndjeni kur mendoni se pas njė viti, nė derėn e spitalit do tė jetė njė pllakatė me emrat tuaj,pra tė kėngėtarėvė shqiptarė... Hera e parė qė artistėt bėjnė njė gjė tė tillė ...

A.Gj: Unė e thashė edhe pak mė parė: nga natyra jam pozitivist, mendoj pozitivisht, veproj pozitivisht, sillem gjithashtu pozitivisht. Tani unė po flas nė emėr edhe tė kėngėtarėve tė tjerė, kur them se ne ndjehemi tė gjithė krenarė qė po japim njė kontribut sado tė vogėl nė kėtė nevojė kaq tė madhe qė ka ky vend. Pas ndeshjes Shqipėri-Greqi, njė gazetar mė pyeti: “Ēfarė do tė bėjė Arditi?” Iu pėrgjigja se, Kombėtarja bėri punėn e saj, unė si artist do tė bėj punėn time. Sikur gjithsecili tė bėnte punėn e vet dhe tė kontribuonte pėr tė pėrmirėsuar realitetin me aq sa mundet! Me kėtė ndeshje ne duam tė bėjmė pikėrisht kėtė thirrje: qė ēdo njeri, nė kėtė jetė tė shkurtėr qė ka, tė pėrpiqet tė bėjė diēka tė mirė.

- A do tė jetė ky njė aktivitet i pėrvitshėm?

A.Gj: Unė do tė dėshiroja tė ishte i tillė. Nisur edhe nga ndeshja Shqipėri-Greqi, unė u interesova nėse edhe nė Greqi ka njė kombėtare tė kėngėtarėve, por, pėr fat tė keq, nuk ka. Ka Bjellorusia, por natyrisht kėtu nė Shqipėri ata nuk njihen. Megjithatė, mund tė gjejmė ndonjė shtrirje tjetėr, ndoshta me kėngėtarėt kosovarė,  apo me politikanėt, me gazetarėt etj., gjė qė ėshtė bėrė edhe nė tė kaluarėn.

- Do tė ketė edhe njė “show”…

A.Gj: Po, por kjo do tė jetė mbi tė gjitha njė ndeshje futbolli, sepse kėshtu u pėlqen edhe kėngėtarėve italianė. Nė pushimin e ndeshjes do tė ketė kėngė nga kėngėtarėt qė do tė luajnė nė kėtė ndeshje. Megjithatė, nė raste tė tilla ėshtė mirė tė flasim si ekip, ndaj nuk do tė doja tė veēoja askėnd, duke filluar qė nga kėngėtari mė ri e deri tek ai me mė shumė pėrvojė. Ne tė gjithė jemi njė, jemi njė skuadėr, ndaj le tė jetė kjo njė surprizė pėr stadiumin “Qemal Stafa”.

- Gjithsesi a do tė grumbulloheni pėr stėrvitje pėrpara ndeshjes ?

A.Gj: Po, ne do tė fillojmė stėrvitjen. Unė jam shumė i lumtur qė trajneri i skuadrės tonė ėshtė legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, drejtor teknik kemi Astrit Hafizin, frymėzues i skuadrės ėshtė Sulejman Starova, sepse ai e ka pasion kėngėn dhe kėndon bukur, pra ėshtė njė kėngėtar i munguar. Por nė skuadėr do tė ketė edhe futbollistė tė vėrtetė, tė cilėt unė nuk do t’i zbuloj. Nė fakt ėshtė njė pozicion i vėshtirė. Mendo se si mund tė jemi nė fushė bashkė me ndonjė futbollist qė spikati nė ndeshjen me Greqinė! Njėlloj si do tė ndjeheshin edhe ata nė njė skenė me ne. (Qesh)

- A do tė bėni ndonjė kompromis me skuadrėn italiane pėr rezultatin?

A.Gj: Tė them tė vėrtetėn, ata kot e kanė marrė me frikė, pasi ne jemi njė skuadėr shumė e ēorganizuar (nė kuptimin sportiv). Ne nuk ėshtė se kemi bėrė ndeshje pa fund dhe natyrisht nuk kemi ndonjė “feeling” sportiv, le tė themi. Ata janė njė skuadėr qė kanė 20 vjet qė luajnė, por nuk e kuptoj pse na kanė frikė. Marrin vazhdimisht nė telefon dhe mė thonė: “Ardit, shiko! Kujdes se mos na vrisni, mos luani me shkelma!” etj. Kanė edhe njė lloj frike nga rezultati, madje interesohen edhe se nėse do t’i mundim, tė mos i mundim me njė rezultat shumė tė thellė. E rėndėsishme ėshtė qė ne luajmė nė stadiumin “Qemal Stafa” dhe natyrisht do tė kemi edhe mbėshtetjen e publikut. Pavarėsisht se qėllimi i kėsaj ndeshjeje ėshtė njė qėllim fisnik, nė fund tė fundit, kur ka njė kompeticion, dreqi e mori, dėshiron tė fitosh! Do tė na pėlqente t’i mundnim kėngėtarėt italianė. Nuk i mundim nė tregun diskografik, tė paktėn t’i mundim nė ndeshje. (Qesh)

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.