Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Etika dhe profesionalizmi si shprehje te pjekurisė sė mediave dhe demokracisė

Mirėsjellja ka munguar nė politikėn shqiptare tė periudhės sė tranzicionit postkomunist. Ajo ka qenė zėvendėsuar intensivisht nga konflikti dhe pėrplasja politike. Ndėrkohė qė nė shėrbim tė kėsaj natyre pėr vite dhe periudhė tė gjatė mbeti mė sė shumti shtypi dhe disi mė pak media elektronike e vendit. Nė kėtė natyrshmėri lidhjeje, ka spikatur pėrgjatė kėsaj periudhe edhe njė mungesė e theksuar profesionalizmi dhe neglizhenca etike. Nė momentet e mbėrritjes sė tureve elektorale dhe pėrgjatė fushatave tė konkurimit electoral politik, kjo lidhje shėrbimi e shtypit me politikėn ka qenė thellėsisht e shfaqur dhe ashpėrsisht e shprehur. Pėrdhosja politike e etikės profesionale nė shtyp Janė dy periudha tė pėrdorimit tė pamėshirshėm politik tė shtypit dhe pėr rrjedhojė edhe e pėrdhosjes sė etikės profesionale dhe kritereve profesionale. Sė pari ėshtė periudha e viteve 1991-1994 dhe mė pas 1997-1999. Ky pasqyrim i sė keqes qė mbartte politika nė faqet e shtypit dhe nė mediat e tjera audiovizive, nė kėto dy periudha, pėrkon njėherėsh edhe me nivelin e demokracisė nė vend. Nė raportet e reja qė krijonte shoqėria me kėtė rend, natyrisht qė kishte sfida pėr t’u kapėrcyer, por kishte edhe paqartėsi. Disniveli nė masat e shoqėrisė do tė krijonte mospėrputhshmėri dhe disproporcione qė s’mund tė mos preknin edhe mediat. Mirėpo, ndėrgjegjia e elitės politike dhe insistimi I saj pėr ta shndėrruar median nė njė shėrbyese tė keqe, nė kėto dy periudha, ishte tepėr flagrante. Duhet thėnė se pikėrisht gjatė viteve 1995-1997 kishte periudha qė mediat inicionin veprime politike tė opozitės sė atėhershme dhe I shėrbenin edhe mė tepėr intensifikimit tė pėrplasjes. Nė kėtė rol dhe ndėrhyrje tė tyre mediat kryesisht tė shkruara, krijonin precedentin e gjenerimit tė politikės, sikur tė ishin institucione politike. Pikėrisht nė kėtė periudhė nė shtypin pluralist shqiptar tė periudhės postkomuniste spikat nėpėrkėmbja e kriterit professional tė respektimit tė palėve, tė shprehjes sė tė vėrtetės, sipas zėrave tė saj dhe tė pasqyrimit tė realitetit pa qenė nė pozita protagonizmi dhe subjektivizmi gazetari dhe editori. Nė kėtė periudhė nė shtypin shqiptar spikati njė ndarje mediash proqeveritare dhe antiqeveritare. Media tė pavarura nė relacion me politikėn, ishte vėshtirė tė gjeje. Por pse ndodhi kjo? Pse humbi etika profesionale dhe pse u pėrdhosėn kriteret klasike tė gazetarisė? Ishin shumė faktorė dhe padyshim erdhėn shumė rrethana. Duhet pohuar fakti se kjo ishte periudha mė e egėr e tranzicionit demokratik qė pėrshkonte shoqėria shqiptare. Tradita ishte tepėr e largėt, madje aq e largat sa ishte   bėrė e huaj. Reminishencat me mediat dhe publicistikėn e viteve ’30, ishin shumė tė pakta dhe gjithėsesi shkolla shqipe e gazetarisė demokratike nuk njihej prej brezit tė publicistėve tė viteve ’90-tė. Ndėrkohė sic e pohuam, elita politike e vendit ishte nė tė njėjtin qorrsokak, kur kishte fituar njė vision tė ri, por ende nuk kishte njė dimension kulturor me tėrėsi njohjeje pėr destinacionin e ri tė cilit I ishte drejtuar. Pjekurimi dhe qetimi shoqėror do tė duhej kohė tė arriheshin. Pėrdhosja e etikės profesionale nė vend ndodhi kryesisht pėr tre arsye: Sė pari sepse periudha e demokracisė erdhi pėrmes njė prologu tė egėr, ku ndeshja mess ė vjetrės komuniste dhe sė resė demokratike u bė mbi kriteret radikale. Nuk kishte kohė dhe nerva pėr selektim dhe referencė vlerash. Sė dyti:,antagonizmi politik mes kastės sė vjetėr dhe pinjollėve tė tyre si dhe elitės sė re qė po merrte fatet qeverisėse tė vendit ishte I thellė dhe shumėplanėsh. Nė kėtė kuadėr mediat tė prirura dhe tė angazhuara pėr pėrmbysjen, sidomos nė vitin 1991-1992, nuk mund tė respektonin pėr arsye tė atyre rrethanave dhe konteksteve kriterin e barazshprehjes dhe barazartikulimit tė palėve. Nė kėtė plan gjenerata e re jo vetėm politike, por edhe mentarėt e rinj tė kėtij ndryshimi, meritonin mė tepėr  kohė dhe sipėrfaqe botimi. Periudha e mėvonshme, ajo e viteve 1997-1998, duhet quaajtur periudha edhe mė e vėshtirė dhe mė kritike e profesionalizmit publicistik dhe mediatik shqiptar. Kriteret e sė vėrtetės u pėrdhosėn keqaz. Sistemi I informimit u pėrdor si askurrė ndonjėherė dhe editorėt shqiptarė tė gjendur nėn presionin e pashėmbėllt dhe nėn rrezikun eminent tė jetės, nuk kishin se si tė mos lejonin kėtė deformim. Nga ana tjetėr pikėrisht nė kėtė periudhė marrėdhėniet mes shtypit dhe shtetit rikthyen rastin klasik tė instalimit tė censurės shtetėrore. Kujtojmė me kėtė rast se nė vitin 1997 u ngrit Komiteti zyrtar I Censurės. Pra, nė kėto kushte nė praktikėn mediatike shqiptare ishte rikthyer edhe njė rast unikal, I humbjes sė kritereve tė lirisė dhe tė profesionalizmit tė lirė. Kriteret klasike tė ushtrimit tė profesionit , u pėrjashtuan dhe nė Shqipėri u shtua edhe njė rast unikal I pėrfshirė tashmė nė tė gjitha manualet e rasteve tė censurės dhe tė mospasjes sė lirisė profesionale publicistike dhe mediatike. Nė kėtė periudhė etika publicistike pėsoi njė tjetėr dhunim tė pėrmasshėm, nga ana tjetėr profesionalizmit iu imponua njė kompleks I rid he njė tutelė e re. Pėr kėto arsye, duke ardhur nė vitin 2000 nė Tiranė, analisti i njohur i BBC-sė pėr Europėn Juglindore, Gabriel Partosh, nėnvizonte nė njė bisedė televizive se :”Tranizicionin tuaj tė  egėr e njoh pėrmes shtypit dhe mediave”. Deduksioni i tij pėr vlerėsimin social dhe politik tė gjendjes sė vendit tonė, bashkėshoqėrohej edhe me njė vlerėsim profesionisti pėr nivelin professional, etik dhe demokratik tė mediave dhe shtypit nė vend. Sfidat pėr tė fituar etikėn profesionale Nė marrėdhėniet e medias shqiptare me audiencėn dhe lexuesin ka pasur dhe ende ka momente sprovash. Janė evidente periudhat e ndėshkimit dhe humbjes mes tyre. Aktualisht kemi njė histori tė re tė kėtyre marrėdhėnieve, kur tituj tė famshėm tė shtypit tė kėtij tranzicioni, kanė humbur lexuesin, sikundėr ekrane, ndonėse edhe me licensė kombėtare, kanė zbritur nė nivele dhe shikueshmėri tė kapėrcyeshme edhe nga media locale. Po pse ka ngjarė dicka e tillė? Pėr shumėkėnd, si pėrgjigje e parė e kėsaj pyetjeje vjen, pohimi: se u keqpėrdor nga pronari ose pronarėt dhe sė dyti se u pėrdorėn me konceptin e tė qenit “kamzhik”,” mjet gjobvėnieje”, ose edhe mė keq”. U bė organ apo ekran i kėtij apo atij politikani”. Nė kėtė mėnyrė, pėr periudhėn qė flasim, nė praktikėn mediatike shqiptare u evidentua njė imazh tjetėr i shkeljes sė etikės profesionale. Pėr motiv tė interesit apo interesave, e vėrteta dhe informacioni i servirur prej editorėve tė kėsaj apo asaj medieje, nuk respektonte kriteret e tė qenit maksimalisht apo normalisht e besueshme, por mbartte synimin pėr tė indoktrinuar mbi princip interesash dhe qėllimesh audiencėn dhe lexuesit. Nė kėto raste neglizhimi dhe pėrdhosja e etikės profesionale ishte flagrante. Pėrmes kėtyre rasteve antologjike, disa herė tė konsideruar prej opinionit tė publicistėve dhe gazetarėve profesionistė, publicistika shqiptare ekspozonte imazhin real tė deformimeve tė veta. Nė vėmendje ilustrimi pėr kėtė deformim, mund tė kujtojmė rastin e zgjedhjes sė kryeministrit nė vitin 2000, ndėrsa njė komentues I njohur duke pėrcjellė informacionin pėr fitoren e njėrit prej kandidatėve socialistė pėr kryeministėr, e vlerėsonte kėtė fitore si fitore tė medias qė pėrfaqėsonte. Ky rast, ėshtė pėrfshirė tashmė nė memorialistikėn publicistike tė vendit, dhe padyshim qė duhet tė shėrbejė si mė i pashėmbėllti pėr periudhat e ardhshme nė publicistikėn profesioniste tė vendit. Natyrisht sfidat pėr thellimin e profesionalizmit dhe tė kulturės sė etikės, janė edhe mė tė shumta. Pasurimi I pėrvojės, zgjerimi I konkurencės dhe lėvizja pėr kontakt me shkollat e gazetarisė profesioniste nė Botė, janė njė factor I fuqishėm pėr fitimin e kėtyre sfidave. Nga ana tjetėr, distanca e gazetarit me shėrbimet politike, thellimi I kulturės institucionale, por njėherazi edhe rritja e kredencialeve tė publicistikės pėr shkak tė aftėsimit tė parreshtur tė komunitetit tė gazetarėve dhe publicistėve shqiptarė, janė  premisė e fuqishme pėr njė tė ardhme tjetėr. Aktualisht valenca e dijeve dhe dijenive profesionale nė komunitetin e gazetarėve shqiptarė ėshtė mė e lartė. Institucionet shqiptare kanė fituar gjithashtu njė maturim dhe pjekuri, sikundėr duhet thėnė se afirmimi institucional I nėpunėsve dhe elitės politike tė vendit janė njė tjetėr mundėsi pėr profesionalizmin nė gazetarinė tonė. Pėrpos kėtyre faktorėve, niveli dhe maturimi I demokracisė shqiptare kanė pėsuar ngjitje progressive. Deri nė vitet 1998, nė fjalorin politik tė vet elitės dhe opinionbėrėsve shqiptarė theksoj shpeshtazi se “demokracia shqiptare ėshtė e brishtė”. Pas kėsaj periudhe, kjo sintagmė ėshtė pėrjashtuar dhe sipas nivelit tė marrėdhėnieve shumėplanėshe, verifikon qė demokracia ėshtė nė njė moment tė ri zhvillimi. Ky ėshtė njė argument ndihmės pėr etikėn dhe profesionalizmin nė gazetarinė shqiptare. Ndėrsa vėmendja pėr aftėsim dhe shtim tė vlerave etike dhe profesionale duhet ndalur tek kriteret dhe standarti I ushtrimit tė profesionit, nė mediat dhe shtypin shqiptar. Plejada e gazetarėve tė kėsaj dekade tė fundit, duhet parė si njė plejadė qė garanton njė hop tė ri nė ushtrimin e profesionit dhe nė misionin e gazetarisė. Por pėr tė ndodhur kjo, duhet qė e gjithė e shkuara e sė keqes profesionale dhe e etikės sė paqenė tė shihet si njė kundėrbotė e kėtij komuniteti. Sepse sic shprehet Goethja:”Njė histori e tillė I ngjan dyqanit tė atij qė shet gjėra tė vjetra”.

 

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.