Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Rivalėt dhe dy kongreset pa tė panjohura

Forca kryesore e opozitės sė vendit kaloi kongresin e vet zgjedhor dhe pragzgjedhor. Performanca pėrgatitore si dhe ajo kumtuese ishte e plotė nė funksion tė pėrgatitjes dhe shfaqjes pėr marrje pushteti, sikundėr edhe nė kontekst tė njė tė njohure pa shtirje: Mandati i ri i kryetarit tė vjetėr, ka pėsuar vetėm njė ndryshim, atė tė tė mosqenit mė tre vjecar, por katėr vjecar. Me brendinė dhe kontekstin e demokracisė sė brendshme tė kėsaj partie do tė doja tė sillja disa arsyetime, por sė pari le tė sjell nė kėtė parashtrim edhe eventin e njėjtė tė kundėrshtarėve politikė tė demokratėve, pra kongresin e radhės jozgjedhor tė socialistėve nė pushtet. Socialistėt kanė pengesė moralin Pėr mendimin tim kongresi i socialistėve pritet prej vėzhguesve dhe interpretuesve politikė tė shpalosė njė kumt tjetėr, njė pėrmbajtje bindėse pėr tė drejtėn e tyre vijuese tė mandatit qeverisės. Ky kongres sipas vetė lidershipit socialist duhet tė japė mesazhin e rėnduar nga pėrmbajtja se socialistėt e kanė mbyllur kohėn e marrjes me vetveten dhe pretendojnė tė ēelin njė fazė tė re, atė tė paisjes me njė moral tė ri qeverisės. Pėr kėtė kanė pengesė moralin e deritanishėm. Kongresi me vendimmarrjen dhe analizėn e vet, duhet t’i ngrejė ata nė moralin e mirė tė bazės. Pra, nė njė lloj arsyetimi dhe nivel krahasimi, lidershipi i forcės qeverisėse, ka njė referencė: moralin e pashprishur tė anėtarėsisė sė vet, moral ky i vlerėsuar nga kundėrshtarėt e hershėm dhe kundėrshtarėt e rinj tė kėsaj force. Madje kjo anėtarėsi nė moralin e saj tė pabjerur, fatmirėsisht ka aleatė politikė mė shumė se lidershipi i Partisė. Nė kėtė plan, ky avantazh i bazės socialiste, duhet parė si njė ēelės qė mundėson arritjen e hapjes sė “portės” sė njė marrėveshjeje tė mundshme me oponentė-kundėrshtarė tė dalė prej familjes sė tyre. Kjo ėshtė e panjohura e deritanishme pėr rezultatin zgjedhor dhe formulėn qeverisėse paszgjedhore tė vendit. Nė kėtė rrafsh, kongresi socialist, nėse do tė shqyrtojė kėtė ekuacion politik, ka shanse tė shkaktojė ngritje tė moralit konkurues, shtim tė forcės elektorale dhe politike tė sė majtės dhe mė sė shumti hedhjen e gjithė organizmit majtist elektoral nė njė mėsymje me forcė besimi dhe moral tė ngritur. Nė tė kundėrt, trajtimi i kongresit, si tubim ku evidentohet pėrmes imazhit grotesk dhe komik, njė forcė nė dekompozim, njė skuadrilje e madhe politike nė lodhje dhe kalbėzim moral tė pandalshėm, do tė jetė shenja e fundit parathėnėse e fitores sė opozitės. Nė kumtin kongresual tė socialistėve lypset tė lexohet prirja dhe liberaliteti partnerial me forca tė spektrit tė tyre. Kontrasti post ’97-tė, duhet braktisur urgjentisht prej tyre dhe do tė ishte me rezultat besueshmėrie pėrdorimi I argumentit se investimi I tyre pėr standarte, produkti qeverisės dhe ndryshimi I materializuar janė sot njė akt I ndodhur dhe I pafshehshėm sė pari prej shoqėrisė shqiptare dhe sė dyti prej partnerėve institucionalė komunitarė e ndėrkombėtarė.  Nėse do tė shihet vizionalisht ky aspect, atėhere protagonizmi, si fenomen negativist nė jetėn dhe demokracinė e kėsaj force, do tė krijonte rastin e frytshėm tė njė niveli tė ri tė demokracisė qė nuk shkon deri nė vetshpėrdorim. Pėrvoja dhe e kaluara politike e kėsaj force, na ka dėshmuar se kur vihet nė diskutim fati i qenies apo jo tė saj nė pushtet, zgjedhjet e lidershipit tė saj kanė qenė tė mbara. Le tė presim kėtė eveniment politik pragzgjedhor tė socialistėve, ndėrsa e vlen tė interpretojmė disa aspekte dhe shfaqje jo aq ndryshuese nė kongresin e demokratėve. Zėri i Butkės mė i pazėshėm se kthimi Pashko-Ruli Uran Butka ishte i vetmi oponent i kryetarit Berisha qė do tė zgjidhej pamėdyshje nė kongresin e Partisė Demokratike. Formulimi i kritikave tė zotit Butka nė adresė tė zotit Berisha, ishte mė i thjeshti dhe mė i gjetgatshmi, pėr njė artikulim publik, nė njė mjedis politik e partiak. Nė vetminė e zėrit tė tij nė kongres, zoti Butka padyshim qė nuk ka qenė i vetėm. Pasi shumėkush e di, sė paku pėrmes bisedave vetiake me krerė tė demokratėve, se kėto kritika pėr kryetarin ata i mendojnė e i shprehin jo zyrtarisht shpesh. Mirėpo kjo ėshtė shija qė ekspozon realisht demokracinė e brendshme nė njė forcė politike. Pikėrisht se nuk ndodhte shprehja dhe artikulimi i kritikave, se nuk demonstroheshin opcione dhe inkurajoheshin alternativa tė tjera, se nuk mundėsohej fitimi i sė drejtės konkuruese, ndodhi qė, gjatė qėndrimit nė pushtet tė kėsaj force, prej gjirit tė saj u shkėputėn fraksione me emra partish. Natyrisht zėri i vetėm i shprehur i zotit Butka, nuk paralajmėron dot  ardhjen e njė fraksioni tė ri nė kėtė Parti, por nxjerr gjithėsesi pak nga boja e vjetėr nė shtatin e saj institucional. Pėr kėtė arsye zėri i Butkės, ka bėrė pėrshtypje mė shumė se sa tė kishte zėra tė tjerė. Njėherazi zėri monofill i zotit Butka, mund tė ketė shkaktuar mė shumė ndiesi tek demokratėt e rikthyer si zotėrinjtė Gramoz Pashko dhe Genc Ruli, apo Preē Zogaj e Arben Imami, pse jo edhe tek Mitro Ēela. Ata nė ikjen e tyre tė dikurshme kishin formuluar pikėrisht tė njėjtat kritika, pėr gabime tė shkuara tė kryetarit historik. Madje sipas tekstit tė zotit Butka, “plangprishėsit e penduar” mund tė kenė menduar se ishte gjendur diku “mocioni” i famshėm i tyre i 1992 ! Mirėpo apeli i zotit Ruli pėr t’u rikthyer tek forca e 1991, ėshtė shumė herė mė i besueshėm  nga sa mund tė ketė ngjallur optimizėm kritika e zotit Uran, pasi tek ky apel ėshtė pragmatizmi i patjetėrsueshėm i ardhjes nė pushtet. E nesėrmja mund tė jetė ndryshe. Nė PD nuk ka problem me hapjen, as me pėrfaqėsimin, nė PD ka njė imazh vendqėndro me pluralitetin si koncept institucional brenda partisė. Morali i zotit Berisha dhe pėrmbajtja e tij nė raport me cenet e njohura tė korrupsionit dhe tė nepotizmit, fatkeqėsisht nuk bashkėshoqėrohet me lirinė e shprehjes dhe tė partneritetit apo kolegjialitetit vendimmarrės. Eshtė logjike qė autoritarizmi nė opozitė i zotit Berisha, njeh progression tė pashmangshėm gjatė qėndrimit tė tij nė pushtet. Kjo ėshtė provuar dhe madje rizgjedhjen e fundit kryetar, duam apo s’duam le ta shohim si premisė. Kėtu demokratėt duhet tė kėrkojnė tė vėrtetėn defektoze tė demokracisė sė tyre tė brendshme. Prej kėtij thelbi, ata duhet tė ngrenė zėrin pėr mosrėnie nė gabimet e dikurshme qė u shkaktoi rrėzim qeverisės. Rivalėt kryesorė politikė tė vendit, u paraprinė zgjedhjeve tė fiksuara tė 3 korrikut me kongreset e tyre pa tė panjohura. Ky ishte formatimi i fundit i njerit prej forumeve mė tė rėndėsishme partiake, nga tė dy kėta rivalė. Opozitarėt e trajtuan kėtė ngjarje kalendarike, si njė event me performancė pėrmbajtėsore, ndėrsa pozitarėt janė nė pėrpjekjen pėr tė krijuar contrast me vetveten e deritanishme. Se sa do tė mundin ta realizojnė kėtė, vetė ata e dinė. Gjithėsesi edhe evenimenti i tyre forumor, nuk parathotė tė panjohura e tė papritura. Mirėpo, se nuk ka parathėnie apo paramendime tė tilla, skepticizmi ndaj vrullit tė tyre electoral, qėndron ende nė fuqi. Le tė presim prej tyre njė lojė si nė njė hall tė pangjarė nė tė shkuarėn e tyre elektorale. Pasurifshehėsit lypin sėrish votė Sa herė na ka rėnė rasti kėto ditė tė ndjekim debatet dhe polemikat televizive mes kandidatėve tė forcave kryesore politike. Nė shumicėn e rasteve kanė qenė kandidatė tė rinj, tė cilėt janė zgjedhur nga forcat politike, si gjetje e tyre, pėr tė sinjifikuar liberalizmin, novitetin dhe pėrfaqėsimin e ri nė jetėn e ardhme parlamentare. Keqazi kėto debate kanė ndjekur njė kah. Nė tė gjitha kėto pėrballje televizive, mė ėshtė krijuar pėrshtypja se tė rinjtė e zgjedhur janė ftuar nėpėr foltore pėr tė garuar nė pėrballje me kundėrshtarėt e tyre politikė dhe asnjeri nuk i ėshtė drejtuar votuesit, atij qė ėshtė vendosėsi pėr fatin politik tė kėtyre kuadrove, pėrmes njė ēasti. Dhe kjo ndoshta ka lidhje me fitoren e kulturės sė vjetėr tė komunikimit elektoral, mbi kandidatpėrfaqėsuesit e rinj. Harasani dhe Ahmetaj i PS-sė ka parė si kundėrshtar Bashėn apo Aliajn e PD-sė. Ndėrkohė qė shqueshmėria e tyre pėrmes platformave dhe opsioneve qė mbrojnė ka qenė  ende e pamundur. Ndryshimi pėrmbajtėsor i tyre ėshtė mė pak i dallueshėm, pėr shkak tė shumėshquarjes sė ndryshimit nė besnikėrinė partiake. Prej kėtij vėzhgimi nuk mund tė le jashtė vėmendjes njė fenomen tjetėr. Para tre ditėsh Inspektoriati i Lartė i Verifikimit tė Pasurisė shpalli njė listė deputetėsh dhe zyrtarėsh tė lartė qė nuk kanė dorėzuar formularėt e deklarimit tė pasurisė. Nė pėrgjithėsi emrat inkorekt mė shkaktuan buzėqeshje. Nė dijeninė time ata nuk pėrfshihen nė pėrgjithėsi ndėr pushtetarėt apo shtetarėt e pasur tė vendit, nėtyrisht me ndonjė pėrjashtim. Pra, inkorektesa e tyre ėshtė mė pak e dėmshme se njė tjetėr akt ilegalizmi qė mbartin shumė emra pushtetarėsh dhe shtetarėsh tė tjerė. Me njė fjalė ata do tė doja tė quheshin:Pasurifshehės! Ata janė shumė dhe mė tė paskeduarit nė listat e institucioneve tona, aq mė pak nga vetė Inspektoriati i lartė i Verifikimit tė Pasurisė. Madje nuk ėshtė tepėrrim tė thuhet se ky institucion duhet quajtur, Inspektoriati i Verifikimit tė Pasurisė sė Vetdeklaruar. Deri tani nuk ka asnjė rast tė investigimit pėr gjetjen e pasurive tė padeklaruara apo tė feshura tė pushtetarėve apo shtetarėve tė lartė tė kėtij vendi. Dhe prej kėndej, gjithė stafi i kėtij organi duhet tė verifikojė se sa janė kredencialet dhe prestigji i institucionit qė po ngrenė rishtazi nė kėtė shtet. Kjo rishfaqje elektorale e Pasurifshehėsve, ėshtė njė guxim radhe, njė tendencė nė vijim, pėr t’i dėshmuar edhe njė herė tjetėr opinionit publik se sipas mentalitetit tė tyre, votuesi ėshtė njė kafshė politike e paisur me bindshmėri. Ata qė llogarisim pėrpikmėrisht interesat e tyre bankare ilegale, nė tė vėrtetė jo gjithmonė kanė sukses nė llogarinė elektorale. KOha ka punuar pėr shėndoshjen e “padeklaruar zyrtarisht” tė financave tė tyre, por po kaq ka punuar pėr  njė tė ardhme ndėshkuese ndaj tyre. Kjo skotė pasunarėsh qė e mendon integrimin shqiptar si njė proces qė ka vetėm angazhimin e Ermelinda Meksit, nuk e con nė mendje se ai ėshtė njė ritėm pėr njė kohė tjetėr, me tė tjera filtra e tė tjera parametra. Sepse ti i pasur qė pasurinė e ke nė monedhė ndėrkombėtare, si pėr shembull dollar, mos harro qė pėr departamentin e Shtetit, pėr Thesarin  e SHBA, pėr shėrbimet inteligjente tė kėtij vendi, ajo shumė e madhe ėshtė monedhė kombėtare. Identifikimi i kėtyre shumave ėshtė detyrė kombėtare pėr amerikanėt kudo ku gjindet e ku fshihet. Ndaj krahas listės elektorale ku gjindesh aktualisht, je i ēekuar edhe nė njė listė tjetėr. Por edhe nėse i ke nė EURO, e cila ndoshta duket si monedhė jokombėtare, ajo ėshtė njė institucion transnacional i njė qeverisjeje globale, siē ėshtė BE, e cila s’ka se si tė mos jetė e interesuar se ku gjendet monedha e saj. I mėshojmė kėtij arsyetimi pėr tė risjellė edhe njė herė nė vėmendjen e votuesit shqiptar se koha e sotme nuk mund tė jetė mė shėrbestare pėr shpėrdorues tė vjetėr. Nė ndihmė tė kėtij votuesi kanė qenė edhe disa deklarata tė fundit tė disa krerėve dhe misionarėve tė lartė europianė, pėrmes tė cilave prerė ėshtė apeluar: Largimi nga konkurimi elektoral i atyre personave me interesa ekonomike dhe tė skeduar pėr pėrfitime pėrmes veprimtarisht kriminale.” Apele tė tilla, kanė vlerėn e njė orientimi dhe korsiojnė kriteret e selektimit tė konkurentėve elektoralė pamvarėsisht se nė ē’pozicion gjendet forca politike sė cilės i pėrkasin. Pasurifshehėsit qė kanė veshur maskėn e lypjes sė votės, nuk duhen besuar. Ata mund tė lypin, duke dhėnė lėmosha , porn ė tė vėrtetė janė personat e njė llogarie tė gabuar. Pėrmes kėsaj loje aktoreske, kėta lypės tė kamur, synojnė vetėm njė kostum imunitar. Tranzicioni i shoqėrisė sonė natyrisht qė mban pėrgjegjėsinė e mundėsimit tė veshjes sė tyre me imunitet. Por aktualisht ėshtė kohė tjetėr. Pasurifshehėsve duhet t’u bėhet e qartė se ēatia e Parlamentit shqiptar nuk mund tė strehojė paratė e pista edhe pse ata kėrkojnė tė veshin kostum imunitar. Sepse mund tė ndodhė qė nė hyrjen e Parlamentit tė shkruhet me tė mėdha: Deputet, nuk ke imunitet pėrsa i pėrket deklarimit tė pasurisė tėnde nė Prokurori.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.