Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Ndryshimi dhe referenca ndaj sė keqes

Kalimi nė ditė mė tė nxehta me orė tė ndryshuar, janė introdukta e  parė e natyrės  nė kėtė verė elektorale tė Shqipėrisė. Ankthi i konkurencės, por mė sė shumti i pėrballimit ose jo, tė normalitetit elektoral, vjen duke u shtuar. Nė fjalorin e mediave opozitare fatkeqėsisht  ka njė referencė pėrqasėse me disa zhvillime politike deri tė dhunshme nė ish republikat sovjetike, si Gjeorgjia, Ukraina, Kirgistani. Kjo pėrqasje e menjėhershme me tė keqen, dhe pėrdorim i saj si mundėsi pėrsėritėse pėr Shqipėrinė tonė zgjedhore, as mė pak e as mė shumė, ėshtė njė shantazh mbi mazhorancėn qytetare tė kėtij vendi. Pse duhet sjellė nė vėmendje e keqja qė s’duhet? Pse pėrpjekja shumėpalėshe pėr “Njė Shqipėri ndryshe”, bashkėshoqėrohet me referencėn ndaj sė keqes? I kujt ėshtė ky optimizėm pėr tė imituar kėto kthime mbrapa? Kujt do t’i duhej njė vend edhe mė tej me cikle tė tjera anarkie? Nėn shijen e kėsaj reference tė keqe, duke pasur bindjen tek mundėsia paraprake e liderėve kryesorė tė vendit, (antagonistė vetėm pėr arsye pushteti dhe fatmirėkeqėsisht jo pėr arsye ideologjike), do tė doja t’ju korrespondoja sugjerimin:”Tė ndryshojnė mėnyrėn e tė parit tė gjėrave”. Kėtė sugjerim tė shkrimatrit amerikan Thomas Berger, primatėt e politikės sonė partiake do tė ishte mirė ta sillnin nė qendėr tė vėmendjes. Stazhi politik, pjekuria dhe kulturimi politik i tyre pikėrisht pėr kėto arsye, janė pėr socialistin Nano dhe demokratin Berisha, kriteret e mosgabimit tė mėtejshėm. Ata e kanė konsumuar cdo kohėvonesė tė lejueshme pėr kėtė vend, sikundėr kanė fituar tė drejtėn e pashmangshme tė ndryshimit ose hapjes sė rrugės. Mundėsi tė tretė, pėr kosto tjetėr pėr llogari tė sė drejtės apo padrejtėsisė sė tyre politike postzgjedhore, nuk ka. Pėr kėtė logjikė ata kanė aktualisht mundėsinė qė mbėshtetėsve tė tyre dhe formacioneve qė kryesojnė t’u imponojnė sistemin e ndryshuar tė tė parit tė gjėrave. Loja pėr aparencė dhe fasada, ėshtė mė diletantja qė mund tė sjellė fryt dhe produkt electoral nė kėtė vend. Ne e kuptojmė se si kundėrshtarė, shpesh deri nė armiqėsi, ata kanė nevojė pėr njeri-tjetrin, mė shumė se kurrė nė kėto zgjedhje radhe. Si qytetarė tė kėtij vendi ne e kemi kuptuar se sinqeriteti i tyre ėshtė kurtizanik, ndėrsa partitė qė i mbėshtesin ata, janė robinat qė ndihen gjithėsesi pranė lirisė sė ėndėrruar. Protagonizmi politik i dy zotėrinjve, i implementuar nė kėtė vend me tranzicion tė egėr, i ka shndėrruar nė personazhe qė pėrforcojnė qoshe poliarkike lokale. Pėr kėtė arsye kultura ransimanike e tyre, duhet tė vihet sot nė shėrbim dhe tė pėrdoret si njė shtysė pėr rivlerėsim. Nė kėtė prizėm kryeministri-kryetar i socialistėve, zoti Nano do ta tradhėtojė performancėn e vet, nėse do tė vijojė tė mbėshtesė argumentet  pėr efektshmėri  tė qeverisjes sė tij  mbi krahasimin me ’97 –ėn e zezė. Nė kėtė prolog fushate, njeriut kryesor tė politikės shqiptare pėr kėtė etapė, i mungon   thellėsia programore dhe konkretėsia e vizionit pėr njė stacion tė ri qeverisės nė kalendarin e ardhėm. Nė marrėdhėnien e tij me elektoratin shqiptar nuk qėndron kriza tek rezultati dhe ndryshimi, por tek kriza e moralit dhe besimi. Ky thelb, nėse nuk preket dhe nuk merret nė shqyrtesė gjatė kėtij ballafaqimi elektoral, do tė   shndėrrohet pashmangshmėrisht nė njė boomerang dhe mund tė sjellė, pse jo, edhe aktin ndėshkues. Pėrkundėr kryesocialistit Nano,  kryeopozitari Berisha gjithashtu po mbivlerėson fasadėn. Qejfbėrjet prej mbėshtetėsve apo anėtarėsia e tij, pėr njė pjesė logjikftohtė tė shoqėrisė, janė ende mė pak tė vlefshme se kritikat nga “qėndrestarė” tė sė djathtės po ende tė paangazhuar me tė. Ndarja e konjukturės nga brendia e patjetėrsueshme e progresit, apo e premtimit nga mundėsia e pashmangshme reale, janė imediatisht celės suksesi pėr kėtė konkurim tė zotit Berisha dhe krejt opozitės nė tėrėsi. Tek kjo e vėrtetė ėshtė nyja e triumfit pėr mandat qeverisjeje. Ndėrkohė qė ndėrsa ka realizuar plotėsisht njė performancė sjelljeje me shoqėrinė civile dhe ka krijuar avantazh lobingues nė opinionbėrjen e vendit, ende nuk ka ezauruar ndryshim tė besueshėm nė demokracinė e brendshme tė Partisė qė kryeson. Dy primatėt politikė, aktualė tė vendit, zotėrinjtė Nano dhe Berisha, me shansin dominues tė pushtetndėrrimit midis tyre, pėr shkak edhe tė pluralizmit tė polarizuar sartorian tė kėtij vendi, duhen presuar ndėr tė tjera edhe pėrmes  faktorėve tė tjerė politikė. Elita kryesuese e sistemit partiak tejet tė  fraksionalizuar nė kėtė vend, nėse do tė udhėhiqej nga vizioni i ri pėr aplikimin e disa koalicioneve brenda llojit, pamvarėsisht nga dy tė mėdhenjtė, mund tė kishte shans tė madh pėr shtimin e peshės specifike tė sė Tretės apo tė tė tretėve. Shtimi nė peshė e kėsaj “sė Trete”, do tė sillte njė novitet nė poliarkinė tonė, ndėrsa do tė rriste balancėn dhe do tė evitonte kostot e reagimeve anarkike tė palėve kryesore. Me drojėn se morali i tyre nė aktin njoftues tė rezultatit zgjedhor, triumfon instiktivisht dhe konfliktualisht, duhet kėrkuar qė forca e tyre, pamvarėsisht se kush do tė jetė fituesi, tė jetė sa mė larg vetvendosjes. Ky apel logjik fiton vokacion mė tepėr kur nė dialogun dhe artikulimet politike dhe mediatike tė “tė nxehtėve” vjen referenca  apo kėrkohet reminishenca me tė keqen e tanishme nė ish-sovjetistan. Pėrvoja jonė nė kėtė tranzicion tė gjatė, na ka lodhur me dėshminė pėrsėritėse se elita politike e ka dashur pushtetin vazhdimisht mė shumė se vendin dhe, ka luftuar pėr mandat qeverisės edhe kur ka udhėtuar drejt njė Shqipėrie tė djegur.

 

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.