Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Dorashka mė e vlefshme se shtati politik

Besnik Aliaj ėshtė pėrzgjedhja e opozitės si individi-“kundėrbotė”, nė konkurim me kreun historik tė socialistėve, kryetarin ende me kurorė kryeministrore, zotin Fatos Nano. Mendimi i parė qė tė vjen pėr kėtė “gjetje” ėshtė ai pėr kontrastin e synuar nga opozita  nė pėrballje me kundėrshtarin politik. Ndėrsa mendimi i dytė, padyshim lidhet me skepticizmin ndaj triumfit mbi politikanin mė tė investuar tė tranzicionit postkomunist. “Dorashka” e vogėl e Besnik Aliajt e hedhur ndaj kryesocialistit kandidat, ėshtė simbolikisht mė  e vlefshme se shtati politik i tij. Ndėrsa shpresa pėr rezultatin, pėr tė qenė realist, unė mendoj se ėshtė nė reminishencė me shpresėn e humbur. Madje, kėtė reminishencė e paragjykoj tė jetė e njėjtė sa rasti i mosndaljes sė investimit tė Kakomesė nga kompania e njohur franceze, pamvarėsisht  nga protesta fshatareske e bregasve tė mi, pak kohė mė parė. Unė nuk dua kurrėsesi tė cėnoj optimizmin e ambiciozit inteligjent Besnik Aliaj. Veēanėrisht kohės sė fundit i kam dhėnė simpati ambicies sė tij, pasi ka arritur tė mė plotėsojė imazhin dhe dijeninė e tė qenit njė intelektual i ri me njė valencė inteligjence dhe pasuri idesh, tė cilat janė realizuar jo vetėm pėrmes shkollimit dhe diplomimit perėndimor, por pėrmes aftėsisė pėr akumulim dhe  tė nxėnit informues. Investimi i tij pėrmes CO-PLAN-it, mund tė konsiderohet ndėr mė seriozet pėrgjatė periudhės sė tranzicionit nė rrafshin e veprimit tė shoqėrisė civile dhe OJQ-ve tė vendit. Mirėpo, mes imazhit dhe mundėsisė, mbartet e vėrteta e madhe e mospėrputhshmėrisė. Nė ndihmė tė kėsaj ideje, ndėrsa jam duke gjykuar pėrballjen kandiduese tė zotit Nano me zotin Aliaj, nė mendje mė vjen njė pasazh nga libri i Zigmund Frojdit:” Moisiu dhe feja monoteiste”, i cili ka lidhje natyrisht me biblikun Moisi: ”… Por kur pėrballja mes dy individėve ėshtė mė e theksuar, atėhere pėrfundimi bėhet mė mbresėlėnės. Njė djalosh, tė cilin fati e ka dėnuar tė rritet pranė njė ati tė padenjė, nė fillim, si pėr sfidė, ai bėhet njė dikush i aftė, i nderuar dhe i cili ngjall besim…” Lexuesi padyshim qė mė jep mirėkuptim pėr kėtė qasje krahasuese. Rastet nė fjalė janė thelbėsisht dhe pėrmbajtėsisht dy imazhe krejt tė ndryshme. Sipas eseistit dhe filologut tonė tė mprehtė Aurel Plasari, nė kėtė pėrballje kemi tė bėjmė me njė individ-botė dhe njė tjetėr kundėrbotė. I riu Aliaj nė plan tė parė ėshtė shumė i imėt politikisht pėr tė qenė kundėrkonkurent i tė vjetrit Fatos Nano. Statura munguese nė imazhin dhe bindjen elektorale tė zonės sarandiote, nuk e di sa kohė dhe mundėsi ka nė dispozicion pėr tė rivalizuar bustin dimensional dhe tė lėvizshėm tė protagonistit profesionist Fatos Nano. Nė kėtė pikė, unė dua tė mendoj edhe rreth dashurisė qė rivali politik i zotit Nano, kryetari i opozitės zoti Berisha ka pėr tė riun Besnik Aliaj. Jam i prirur tė besoj se ėshtė i padiskutueshėm synimi i tij pėr tė investuar nė kėtė mėnyrė madhimin politik tė kėtij tė riu. E meriton tė parathuhet qė zotėria Aliaj, i pėrket plejadės nė ardhje tė politikanėve tė rinj tė vendit. Mirėpo, po kaq jam i prirur tė pohoj se ky ėshtė edhe njė rast i konstatimit tė sofizmės se nė politikė ndihmohet kundėrshtari pikėrisht pėrmes mosdashjes. Unė i besoj idealit tė Aliajt, por jam skeptic pėr mundėsimin e tij. Kjo utopi bazohet mbi rrethanat e njohjes sė vendit, njerėzve tė kėsaj zone, por mė sė shumti prej “ botės” sė protagonistit tė rėndė e tė vjetėr qė synon mandatin legjislativ nė Sarandė. Diku nė zonat e Jugut, thuhet njė shprehje: ”I riu e sheh kohėn nga era nė gjethet e rapit, ndėrsa i vjetri e parathotė atė duke parė shenjat e trungut”. Unė i besoj paragjykimit tim nė rastin e konkurimit Nano-Aliaj, pikėrisht mbi kėtė filozofi. Vėrrej se nė dispozicion tė kryesocialistit-kryeministėr janė shumė mjete, shumė mekanizma, mjaft investime dhe mė sė shumti e gjithė njė pėrvojė e sendėrtuar e tij nė praktikėn politike zgjedhore. Prej kėsaj, zoti Nano do tė pėrdorė ēastin dhe zgjedhjen e vet pėr fitoren. Ndėrkohė qė “brishtėsia” e zotit Aliaj nė kėtė konkurim politik, do t’i japė atij simpati, por nuk ma do mendja tė shkaktojė triumf votash. Nė ndodhtė diēka e tillė, atėhere me gjykimin e tė qenit edhe mė tokėsor, duhet tė pohoj se do ta shihja kėtė akt, si njė ogur tė njė ndryshimi fatlum pėr shoqėrinė dhe politikėn e kėtij vendi. Pas kėsaj, me plot gojėn do tė thuhej se votuesi shqiptar ka mbėrritur nė orėn e dhėnies sė ēmimit real pėr shqiptarin dhe gjithashtu politikanin e ri tė vendit. Por edhe sipas meje, nė mos ndodhtė kjo gjė do tė ndodhė diēka tjetėr. Inteligjenti Fatos nė kėtė konkurim, pėrballė staturės sė paplotė tė tė riut demokrat Aliaj, ka stresin pėr tė kapėrcyer tė vjetrin Nano.  

 

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.