Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Fitues i ri me gabime tė vjetra

Deri nė ditėn e sotme tė kėtij kalendari elektoral, duket se jemi tė pėrcaktuar nė fatin tonė qeverisės, pėrmes profecisė reale: Do tė kemi njė qeverisės tė ri qė pandreqshmėrisht mbart gabime tė vjetra. Nuk kam parasysh, vijimin e qeverisjes socialiste, por edhe ardhjen e demokratėve. Jemi lodhur me socialistėt dhe zhgėnjyer pėr shumėēka, por kemi ende skepticizėm pėr demokratėt qė vuajnė dyshimin e ndryshimit nė opozitė. Dy formacionet nė protagonizėm politik, po “udhėtojnė” drejt turit zgjedhor me dilemėn e fitimit tė besimit: “se janė ndryshe nga njeri-tjetri”. Pra, kanė rėnė nė pozitėn e narcizimit me vetveten dhe e kontrastit po me vetveten. Ky ėshtė sistemi i referencės qė kanė ngritur pėr veten dhe kėtė duan tė imponojnė pėr elektoratin shqiptar. Nėn kėtė filozofi po ngrenė edhe strategjinė e konkurimit nė turin e ri elektoral. Ndėrkohė qė ne, mesa duket, pandryshueshmėrisht mbetemi vetėm nė gjasėn pėr tė zgjedhur pėr qeverisje njėrėn prej tė dyjave. Tė dyja palėt e vjetra, nė prolog tė kėsaj fushate, kanė shfaqur ngutjen e pėrdorimit tė skuadrave tė tė rinjve me spimpati. Ndėrsa PD-ja zgjodhi njė gjetje kuptimplote me promovimin e KOP-it, PS-ja i mėshoi metodologjikisht frymės forumse tė ftesave pėr debate, tryeza dhe shkėmbime me intelektualė tė rinj dhe teknicienė tė investuar nė sfera dhe fusha tė ndryshme. Pra, tė dyja forcat imituan njera-tjetrėn nėn kompleksin e mosrėnies nė plagjiaturė. Mirėpo nė kėtė praktikė fillestare, nė kėtė aplikim tė parė elektoral, ėshtė lehtėsisht e lexueshme thellėsia e cekėt e sinqeritetit institucional tė dy partive tė vjetra. I konsiderojmė parti tė vjetra, ndoshta pa tė drejtė, pasi po tė merret nė konsideratė historia politike e partitizmit politik nė Europė, dhe, pse jo edhe nė rajonin tonė, tė vjetra nuk quhen ende disa parti 40 vjeēare. Mirėpo mesa duket, hija e kryetarėve, qenka bėrė iluzionisht edhe shtat moshor pėr partitė tona! Vjetėrimi nė rastin konkret lidhet me reflektimin e pakryer. PD pėr atė tė qeverisjes sė shkuar dhe PS pėr atė tė qeverisjes sė tanishme. Koha elektorale e mbetur as qė mund tė jetė rast i sinqeritetit. Socialistėt edhe pse duhet tė jenė kryekėput mė tė kujdesshėm nė pretendimin e tyre, vijojnė tė gabojnė pandreqshmėrisht sė paku nė disa kandidime. Nėse i hedh njė sy listės paraprake tė kandidatėve tė tyre, gjen shembullin unikal tė kandidimit tė disa emrave tė cilėt kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė interesash, kanė njė histori korrupsioni dhe njė “odise” tė pashėmbėllt akuzash, janė tė pabesueshėm nė transparencėn e tyre financiare dhe mė sė shumti tė pabesueshėm pėr deklarimin e tyre pasuror. Unė nuk di ndonjė rast nga pėrvoja elektorale e kėsaj Europe ku jetojmė, tė kandidojė pėr deputet kryedoganieri nė detyrė! Kėtė kosto tė konkurimit tė tė pasinqertėve dhe pasurifshehėsve, PS duhet ta llogarisė sa s’ėshtė vonė. Pėrkundėr kėsaj zgjedhjeje PD, ka njė tė drejtė krenimi dhe njė notė tė merituar. Selektimi prej saj i disa emrave tė rinj, nuk “bie erė” sė paku deri tani. Dhe kjo ėshtė njė premisė besimi. Mirėpo, duke besuar atė shprehjen e avokat Ngjelės ditėn e promovimit tė KOP-it se:” Kėta janė zėvendėsministra e poshtė, ministrat janė pėrballė”, jam i detyruar tė besoj se edhe demokratėt po afrojnė kabinetin e ri tė tė vjetėrve, ose nė mos nominalisht kėshtu, sė paku kryesimin e vjetėr tė qeverisėsve tė rinj. Pėrballė kėtyre alternativave mė tė mundshme, dy konkurentėt qė administrojnė fitore kanė padyshim shansin tė deklarojnė formulat dhe zgjidhjet e aplikueshme pėr tė dalė nga ky ngėrē ku vetkanėrėnė. Mendoj se kėtu qėndron edhe ēelėsi se si mund tė dominojnė njeri mbi tjetrin, nė pėrballjen elektorale tė nisur, kėtu mendoj unė, qėndron edhe mundėsia pėr ndryshimin e “anatomisė” sė organizmit tė trashėguar zgjedhor.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.