Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Zgjedhja qė nuk kapėrcen tė keqen

Dilemat pėr paracaktimin e qeverisėsit tė ardhshėm nė Shqipėri, pas zgjedhjeve tė planifikuara pėr t’u zhvilluar kalendarisht mė 3 qershor tė kėtij viti, duket se nuk, janė aq tė shumta. Pjesa logjikftohtė e shoqėrisė  sė vendit, anon nga deduksioni se e majta ka shanse sėrish pėr tė vijuar posedimin e mandatit qeverisės. Mbėrritja nė finishin e mandatit tė dytė tė qeverisjes prej socialistėve, mund tė konsiderohet edhe si  mbyllja e njėrės prej etapave mė tė rėndėsishme tė jetės politike tė kėsaj force nė krejt periudhėn e postkomunizmit. Procesi i ndarjes sė njė fraksioni tė formėsuar qė prej njė vitit, si subjekt politik mė vete, ka shėnuar nė jetėn e kėsaj Partie njė akt demokratizimi. Pas kėsaj, shpresat pėr shpėrndarje tė sė drejtės pjesėmarrėse nė qeverisje prej tė majtėve nuk janė pakėsuar, por pėrkundrazi janė shtuar. Pasuese e kėtij akti nė jetėn e Partisė Socialiste ka qenė vija e ndjekur pėr madhim politik e kryebashkiakut aktual tė Tiranės Edi Rama. I shfaqur potencialisht pėrmes punės ndryshuese si kryeqeverisės i metropolit shqiptar, Rama e ka tė qartė se resurset e kėtij mandati mund tė vlejnė vetėm nėse investohet pėr mė shumė jetėgjatėsi nė politikėn e madhe. Momentalisht zoti Rama mund tė konsiderohet realisht zėri dhe emri me mė tepėr individualitet politik brenda socialistėve, pas atij tė kryetarit. Nė dijeninė e kėsaj, kryebashkiaku Rama duket se ka pėrcaktuar nė kėtė prolog elektoral edhe njė linjė tė veprimit dhe artikulimit tė vet politik, brenda hapėsirave qė ka krijuar aktualiteti i qeverisjes sė majtė nė vend, por nė tėrėsi, krejt realpolitika shqiptare. Njė tur i ndėrmarrė prej zotit Rama nė disa qytete veriore tė vendit, tė jep ndiesinė e njė kapricioje politike e cila i bėn karshillėk autoritetit tė kryesocialistit historik Nano. Parė nė kontekst tė ardhmėrisė elektorale, kjo duhet vlerėsuar si njė mundėsi pėr tė lobinguar jo vetėm brenda Partisė, por mė sė shumti edhe pėr llogari tė pėrfaqėsimit tė ardhshėm parlamentar. Nė kėtė tur investues, zoti Rama i jep PS, imazhin pozitivist tė promovimit tė pėrhershėm tė zėrave dhe protagonistėve politikė, sikundėr krijon rastin e njė hijezimi politik pėr tė ndarėt e pakmėhershėm socialistė tė kryesuar nga ish kryeministri Ilir Meta. Nė kėtė mėnyrė dhe me kėtė protagonizėm tė promovuar vijueshmėrisht, socialistėt po hyjnė nė betejėn elektorale jo me akuza pėr demokracinė e brendshme dhe pėr barazinė konkuruese, por me torbėn e pakėnaqėsive tė mbledhura gjatė rrugės sė qeverisjes. Kėtė torbė pakėnaqėsish nė familjen socialiste me rritjen e temperaturės elektorale do ta mbartin  mė pak grupe. Disa individualitete tė tjera brenda lidershipit socialist pėr arsye tė kuptueshme kanė zgjedhur heshtjen dhe preferojnė ndaljen e lojės sė protagonistit, ndėrsa disa tė tjerė po pėrcaktojnė pėrmes qetėsisė pozicionet e reja nė kuadėr tė lojės sė madhe me opozitėn e ridimensionuar. Ditėt qė rrjedhin po e bėjnė edhe mė tė domosdoshėm njė shoshitje tė pazarit vendimtar elektoral sė pari brenda lobingjeve politike tė sė majtės dhe mė pas nė kuadėr spektri. Kjo domosdoshmėri prej aktorėve politikė, ende nuk ėshtė sjellė si verb publik dite, por lehtėsisht kuptohet si ankth i vetėm pėrballė kundėrshtarėve politikė tė djathtė. Liderėt kryesorė tė sė majtės, vlerėsojnė nė pėrballjen dhe presingun ndaj njeri-tjetrit, jo rrezikun e fitores sė padiskutueshme tė kundėrshtarit tė tyre historik Berisha, por pasojėn qė sjell nė mėnyrėn mė tė mundshme antagonizmi dhe moskuptimi mes sojit tė tyre. Pėr kėtė arsye dhe vetėm prej kėsaj gjendjeje dilema kryesore qė mbetet nė fuqi pėrsa i pėrket paracaktimit tė fituesve tė kėtij turi elektoral nė Shqipėri, mbetet se si do tė arrihet dhe cila do tė jetė formula e mirėkuptimit elektoral nė kuadėr blloku apo partie brenda sė majtės. Energjitė e brendshme tė sė majtės janė tė shumta, dasitė gjithashtu janė pot ė tilla. Mirėpo zbritja nė gjykimin e ftohtė tek njė ndarje e emrave nga vlerat e pėrfaqėsimit, do t’i jepte aktualitetit zgjidhje befasuese, tė cilat do ta rivitalizonin pretendimin politik tė sė majtės pėr vijueshmėri tė mandatit qeverisės. Natyrisht skepticizmi pėr fitore tė mundshme nga ana e opozitės lidhet pėrmbajtėsisht me demokracinė e brendshme dhe raportin kritik qė lideri historik i opozitės, zoti Berisha ka krijuar me tė, brenda Partisė Demokratike. Iniciativat propagandistike tė zotit Berisha pėr “hapje” dhe rekrutime  nga shoqėria civile, ende mbesin joplotėsisht bindėse pėr mendjet e ftohta tė qytetarėve. Kjo pėr shumė arsye, por si mė kryesore mund tė vecojmė ato qė lidhen me autoritetin e padiskutueshėm vendimarrės tė tij brenda Partisė, hija e tij brenda forumėsisė sė Partisė ėshtė mė e larta dhe mė e padiskutueshmja. Pluraliteti i ideve dhe opsioneve brenda Partisė Demokratike ėshtė vetėm njė aspekt formal, i cili nuk mbėrrin sė paku nė asnjė rast kongresual apo eveniment plebishitar tė vendimmarrjes partiake si alternativė apo linjė oponente institucionale. Ndėrkohė qė rasti mė i freskėt nė memorjen kolektive tė opinionit public mbetet ai i forumit mė tė ri tė shpallur nga lideri opozitar Berisha si Komitetit i Orientimit tė Politikave, i cili nė promovimin e tij u thirr me njė performancė tė vjetėr si njė prurje realisht e re, por qė   shumė shpejt u bashkėshoqėrua me pohime xhelozie dhe limitizuese pėr tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė pushtetin e ardhshėm tė pretenduar dhe nė jetėn aktive tė Partisė. Natyrisht, kėto aspekte duken tė pamjafta pėr tė motivuar kėtė skepticizėm, ashtu sikundėr duhet thėnė se vetė valenca e parashtrimeve   programore nga ana e opozitės shpesh sfumohet prej ngėrcit tė patologjisė sė mbartur nė periudhėn mė tė keqe tė tranzicionit postkomunist prej liderit historik dhe lidershipit mė tė vjetėr tė kėsaj force tė rėndėsishme. Pėrkundėr kėtij vlerėsimi, duhet pohuar se diplomacia politike e liderit tė opozitės, zotit Berisha nė raport me zhvillimet gjeopolitike dhe institucionet komunitare e ato ndėrkombėtare, nuk ka qenė aq rezultative dhe aq bindėse pėr ndryshimin e realizuar dhe pėrputhjen e saj me premtimet e pohuara propagandikisht. Rikthyer edhe njė herė tek dilema se si do tė venė zgjedhjet e afėrta politike nė Shqipėri dhe cili mund tė parashihet si fitues, duhet thėnė se pėrcaktueshmėria mbetet fatkeqėsisht vetėm brenda sė thėnės:” Mes ė keqes nė tėrėsi, zgjidhet gjithmonė e keqja mė e vogėl”. Ngushtėsia e tė qenit nė kėtė realitet tranzitiv, na le si qytetarė tė kėtij vendi vetėm nė kėtė zgjedhje. Kahu dhe pozicioni ynė me kėtė sistem referimi, do tė ndryshojnė , sipas pikėpamjes dominuese, vetėm pas kėtyre zgjedhjeve tė qershor 2005-ės.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.