Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Administrata   e ruajtjes se imazhit

 

Nė Durrės krejt kėtė javė, falė talentit organizues tė poetit mendjefin Arian Leka, mori rrugė Festivali Ndėrkombėtar “Poeteka”. Nė kalendar tė kėtij festivali, unė si pasionant poezie isha pėrfshirė pėr njė komunik me tim at, poetin e kėnduar Lefter. Ndėr gjithė fjalėt e atit, mes tyre shumė edhe tė pavlefshme, mė mbeti  imponuese njėra, e thėnė nuk e di pėr kė:” Hapuani rrugėn tė menēurve!” Pas kėsaj fjale, m’u duk vetja nėpunės pranė “institucionit” atėror, pėr ndarjen e fjalės qė mbetet, nga fjala e shpėrdoruar. Ky detaj, njėherazi mė solli nė kujtesė vizitėn e paradokohshme nė paradhomėn e Ministrit tė Kulturės. Nė tavolinėn e kolltuqeve ku presin njerėztakuesit me Ministrin, gjenden tre ose katėr kopje tė librit “Ushtari i mirė Zhvejk” i Jarosllav Hashekut. Atė ditė qesha me kėtė formalitet humorsjellės tė administratės ministrore. *** Pak ditė mė parė, nė njė nga emisionet televizive mė popullore, humor dhe trishtim mė ka ngjallur sekuenca e pėrcjellė nga emisioni televiziv pėr kongresmenėt e opozitės. Ēasti qė kamera fokusonte disa persona tė cilėt shtynin pėr tė mos u prononcuar pėr tv-tė disa kongresmenė, “qė nuk japin pėrgjigjet e dėshiruara dhe nderuese”, ėshtė padyshim njė komedi mė vete. Njė gjest tė tillė e pata ndjerė edhe nė njė kongres rradhe tė socialistėve, ku delegatė me njė anatomi defektoze pėr shkak tė jetėvuajtjes, flisnin para kamerave nėn kėnaqėsinė naļve tė tė qenit kongresmenė…. Ishte, e gjitha kjo, njė maskė ndėr maskat qė mbart pėrditshmėria e shoqėrisė sonė. Njė imazh real i shtirjes, i kompleksit nga dominimi i turpit dhe i imazhit turpėrues nė periferi tė vendit dhe nė atė pjesė tė madhe tė komunitetit   njerėzor, ku mbretėron varfėria, etja pėr t’u shfaqur dhe padijenia pėr kriterin mes estetikės dhe fjalės sė duhur. Ky imazh evidentohet mė sė shumti nė ekranet shqiptare gjatė ditėve fushateske tė partive tona. Ky realitet nė mazhorancė, nė vendin tonė, ėshtė  padyshim kontrasti mė i madh pėrballė pasinqeritetit politik dhe social tė klasės sonė politike. Nė kėtė fushatė, si nė dhjetra tė tjera tė periudhės postkomuniste, po triumfon  e pavėrteta e fshehur si e vėrtetė. Njė pjesė e mirė e figurave tė rekrutuara si kandidatė nga forcat kryesore politike tė vendit, tė shkaktojnė humor por edhe ligėshtim, pėr shkak tė ndėrgjegjes naļve fluturuese tė tyre. Kam parasysh kėtu edhe mikun tim, tenorin e njohur dhe politikanin e ri mė naiv tė vendit, Agim Hushi. Nuk e di, por artikulimet e shpeshta tė tij publike pėr llogari tė politikės dhe konkurimit elektoral, mė krijojnė pėrshtypjen  e vetme tė humorit, pse jo, tė njėjtė me atė tė gjetjes sė librit tė “Zhvejkut” nė syprinėn e tavolinės sė paradhomės sė ministrit tė Kulturės…Me kėtė shije humori, po e pėrcjell pėrballjen etij elektorale me zotin Berisha nė Kavajė, sikundėr po me kaq humor kujtoj edhe kandidimin e njė francezeje, pronare tė njė pastiēerie, qė shprehu gadishmėrinė pėr kandidim nėn siglėn e demokristianėve shqiptarė. Nė vendin tonė me kaq fytyrė prapambetėse periferive dhe nė kongrese partish, administrata shėrbestare prodhon aq shumė humor. Dhe e kam fjalėn pėr atė administratė aktoreske e cila ėshtė servante nė rrethanat e njė mjerimi social, qė i shėrben vetėm ruajtjes sė imazhit qė ėshtė dhe jo ndryshimit pėr atė qė duhet. Mjerė ne dhe pasardhėsit pėr humorin qė bėjmė me veten, deri edhe nė aktin e selektimit tė njerėzve qė i zgjedhim pėr njė qeverisje ndryshe. Trishtimi pėr kėtė rast dominant, nuk ėshtė pėr tė bindurit, por pėr pamundėsinė e triumfit mbi atė administratė qė u shėrben tallėsve tė vjetėr dhe administratorėve tė pashmangshėm tė fatit tonė

 

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.