Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Ballkani dhe Europa e Brukselit e pangjshme me tė Dejtonit

 

Aktualiteti europian ndryshon mentalitetin ballkanik

 

Historia e re e Ballkanit po e kapėrcen epokėn e filozofisė “seicili nė pus tė vet” dhe ka tė gjitha premisat pėr tė sfiduar  me pakthyeshmėri sentencėn  bismarkiane se “ prodhon histori mė tepėr nga c’konsumon. Kjo histori e re ballkanike nuk mund tė quhet e tillė pa ndryshimin fundamental tė historisė shqiptare nė gadishull. Arsyetimi nuk nis nga  imazhi i ri gjeopolitik, por nga rrjedha e re e raporteve mė tė emancipuara tė sė drejtės qytetare shqiptare brenda  tėrėsisė gadishullore. Pėr kėtė arsye dhe vetėm pėrmes kėtij thelbi, e sotmja ballkanike duhet parė si linjė ku mund tė prosperojė e ardhmja ballkanike pa konflikte.

 

***

Por e sotmja ėshtė vetėm nė hapat e para. Janė shumė pengesa deri nė realizimin e fundėm tė saj. Kryecėshtja ballkanike mbetet Kosova. Papėrcaktueshmėria e statusit tė saj ose mė saktė, identiteti administrativ i saj, ėshtė “zemra e Akilit” pėr integrimin e Ballkanit nė Europė. Trajtimi i cėshtjes mbetet ende i pashpallur, ndonėse shenjat janė imponuese. Europa po  lėviz pėrmes heshtjes drejt pėrcaktueshmėrisė sė detyrueshėm tė kėsaj zgjidhjeje. Kohė nuk ka. Diplomacia helene e dalluar pėr pjekurinė e vet institucionale, kreu gjestin e parė kohėfitues nė kėtė trajtesė, duke miratuar prezencėn e vet nė kryeqytetin e Kosovės. Kjo prezencė, ndonėse e pohuar si modeste nė pikėpamje tė strukturės diplomatike dhe jo homogjene me strukturat e njohura ndėrshtetėrore, parathotė hapin e parė tė legjitimimit komunitar tė fatit shtetėror tė Kosovės. Brenda arritjes sė kėtij koncepti duhet peshuar formula konkrete qė do tė firmoset nga familja e madhe e Europės zyrtare. Syceltėsia e diplomacisė dhe gjithė strukturave asimetrike shqiptare nė krejt hapėsirėn nė rajon, kėrkohet shumė mė tepėr sot. Nuk ėshtė sensi i shqetėsimit nacionalist, por prej arritjes sė kėsaj formule variojnė mjaft cėshtje tė ardhmėrisė njerėzore, pra jo vetėm shqiptare, nė rajon.

Kalo nga principi, mirėrespektoje atė, pėr tė mbėrritur tek zgjidhja e suksesshme.! Kjo sentencė sokratiane do tė vlente nė tryezėn e trajtimit gjeopolitik tė Europės pėr Kosovėn. Kjo do tė thotė se Europa ka arsye dhe sy, sot, tė vėrrejė se meriton udhėheqėsinė konsensuale nė trajtimin e fatit tė ri komunitar tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė detyrim tė keqadministruar nė tė shkuarėn,

Europa e sotme e Brukselit, nuk duhet tė imitojė Europėn e djeshme tė Parisit, Londrės apo Dejtonit. Pėr tė qenė korrektė me realitetin, statusi i Kosovės nuk duhet tė dalė si rezultante e ekuilibrave klasikė tė diplomacisė ndėreuropiane. Unilateralizmi si prirje   e dukshme e Europės sė sotme  e cliron “cėshtjen Kosovė” nga paragjykimet e mbartura. Largpamėsia e skepticizmit  tė pėrmbledhur nė fjalėn “c’ndodh pas statusit”, mė shumė se pėr Europėn ėshtė detyrimisht vizion pėr shqiptarėt nė gjithė pėrfaqėsimin institucional tė tyre. Strategjia e integrimit me dashje pa dashje po konvertohet nė aspiratė ndėrnjerėzore nė Ballkan. Kjo ėshtė njė arritje qė ka parathėnė rrėzimin e murreve tė ngritura nga strategjitė e sėmura nacionaliste dhe gjithashtu ka devijuar fatmirėsisht rrjedhat e disa pėrplasjeve tė mundshme.

 

Fryma e re pa “gojėt” e vjetra

 

Njė hartė tė re sjelljeje po implementojnė institucionet e sotme komunitare tė Brukselit, Gjenevės dhe Strasburgut. Prej saj dhe nė implementimin e mėtejshėm do tė pėrcaktohet edhe koha e ardhme e Europės. Eshtė fjala pėr kohėn e ardhme tė Ballkanit sė pari, Europės Juglindore sė dyti nė tėrėsi dhe, mė pas, atė tė krejt Europės sė Bashkuar. Por pėr t’u fituar kjo sfidė, nė Ballkan probleme mbeten rrymat, erėrat, ecejaket dhe shkelje-rrėmbimet ballkanike. A do tė ketė tė tilla sėrish? A do tė mbetet Europa “vendosėsja qė u beson veshėve tė interesave”? Nė rajonin ku lind lehtėsisht lufta, fjalėt e hithta vijnė prej “gojėve” tė vjetra!. Dhe nė Ballkan tė gjithė luftojnė pėr tė qenė tė vjetėr, duke u vetshpallur dominues e koherentė nė kėtė cilėsi. Fqinjėrimi ballkanik ėshtė i suksesshėm kur prishet e rrėnohet pėrfundimisht nocioni dhe mentaliteti i kufirit. Problemi njerėzor nė kėtė rajon qėndron tek emancipimi i sė drejtės nė kontekst me komunitetin e madh tė kontinentit. Pėr tė qenė mė eksplicit, duhet tė nėnvizojmė se nėse Brukseli dhe Parlamenti i Europės do tė humbasė kohė pėr cėshtje sporadike fshatrash ballkanike, atėhere ky pėrfaqėsim dhe kėto institucione komunitare do tė bėhen shpenzuese tė kohės pa fryt dhe, e drejta qė ato do tė japin, do tė mbesė e padrejtė dhe e pjesshme. Aq mė tepėr qė historia e ankesės ballkanike ėshtė mė e madhe shpesh se vetė historia e qenies sė tyre nė komunitet.

 

Kontinenti i pakicave ankimtare

 

Europa duke qenė nė rrjedhėn e saj gjithėbashkuese nuk mund tė hyjė nė realitetin e tė qenit kontinenti me pakicat mė tė ankuara. Kjo duhet thėnė sė pari sepse pakicat pėr shumė arsye nė Ballkan janė lehtėsisht mė tė manipuluarat dhe fatkeqėsisht mė tė shumėpėrdorurat. Arsyeja e parė   lidhet me ndarjet gjeopolitike nė rajon dhe sė dyti me pėrkimin fqinjėror. Nė Kosovė pakica serbe, ka  shumė afėr shtetin amė, nė Dropull gjithashtu pakica greke ka kufi shtetin amė, nė Strugė pakica shqiptare fqinjėron me shtetin amė, po kėshtu edhe pakica bullgare e Maqedonisė fqinjėron me shtetin amė, atė bullgar. Po kjo ngjet edhe me turqit e Thrakės, sikundėr me pakicėn maqedonase nė Greqi. etj., etj. I njėjti realitet verifikohet nė Rumani, Hungari, Kroaci, Bosnje etj. Ky realitet i tillė ka qenė edhe pėr Europėn Qendrore e cila e konsideron tė tejkaluar si problematikė qysh nė vitet ’40 kėtė realitet marrėdhėniesh. Atėhere pse Ballkani ynė nuk e implementon  sot, trajtesėn e dikurshme tė sukseshme europiane pėr pakicat. Etnosociologėt dhe politologėt shprehen pėr emancipim tė pakicave dhe insistojnė pėr tolerancė tė mazhorancave. Ky aspirim teorik nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr ndryshim dhe mishėrim pėrvoje pozitive. Nė kėtė aspekt politikat institucionale ballkanike nuk janė tė sinqerta me detyrimin komunitar. Shembulli fatkeqėsisht jepet nga tė gjitha shtetet e rajonit, por edhe mė keq edhe nga shtete ballkanike qė kanė atribute tė tė qenit anėtarė tė hershėm tė Europės sė Bashkuar. Fatkeqėsisht Greqia ėshtė shteti qė ndėrsa gėzon frytet e kujdestarisė politike disa herė nė vende tė rajonit, gėzon lirinė e pasjes sė monopoleve ekonomike nė disa shtete fqinjorė, nga ana tjetėr aplikon politika tė brendshme qė inspirojnė nacionalizėm dhe frymė lokaliste etniciste. Greqia gjithashtu po shėnon rastin mė specifik tė padenoncuar zyrtarisht prej Shqipėrisė, atė tė  indoktrinimit nacionalist tė komunitetit tė emigrantėve shqiptarė. Eshtė mė tepėr se njė skandal fakti i padenoncuar deri mė tash qė me qindra policė dhe nėpunės tė Ministrisė greke tė Rendit kanė pėrfituar donatim shtetėror pėr marrjen nėn kujdestari pagėzuese tė mijra e mijra emigrantėve shqiptarė, kryesisht nė vitet e para tė dhjetvjecarit tė shkuar. Reporterė dhe analistė ballkanikė duhet ta investigojnė kėtė skandal, pėr tė verifikuar praktikisht se si ėshtė implementuar rekrutimi etnik prej kėtij shteti, i shtetasve nė nevojė tė njė shteti fqinj.

 

Qerthujt e Ballkanit zgjidhen me ndėshkimin e korrupsionit politik

 

Cėshtjet etnike tė Ballkanit boll duhen parė si qerthull i Europės. Ato nuk kanė qenė kurrė qerthuj pėr fqinjėrimin, por vetėm pėr lėvizjet, pėrfitimet dhe ndryshimet politike. Korrupsioni politik i rajonit ėshtė madhuar pikėrisht prej pėrdorimit tė tyre. Europa ka shumė arsye brenda filozofisė sė saj tė integrimit tė celė etapėn e ndėshkimit real tė atyre politikanėve qė gjeneruan me dekada dhe vite korrupsionin politik nacionalist. Prej kėtij ndėshkimi do tė pėrfitohet njė sistem mė i qėndrueshėm marrėdhėniesh ndėrfqinjore, e mė sė shumti mes mazhorancave dhe minorancave etnike tė rajonit. Prej kėsaj trajtese do tė pėrfitohet jo vyrtualisht, por realisht njė aktualitet i ri bashkėekzistence dhe luajaliteti. Vetėm kėshtu do tė shmangen shpenzime tė panevojshme energjish dhe do tė punohet pėr klimė ndėretnike tė qėndrueshme. Kjo duhet parė aq e vėrtetė sa c’ėshtė e vėrtetė bashkėjetesa nė njė familje e dy vėllezėrve shqiptarė njėri me emėr kristian dhe tjetri me emėr muhamedan. Ky rast unikal nė rajon, ėshtė po aq domethėnės sa vetė historia pėrbashkuese e shqiptarėve nė kontekst tė historisė sė vjetėr tė Europės.

Ballkani po dėshmon se ka ndryshuar aktualitetin e vet gjeopolitik, ka shėnuar ndryshime tė dukshme nė disa aspekte tė mentalitetit jetik dhe fqinjėror, por kurrėsesi nuk ka hequr dorė nga fati i sė papriturės. Ky fat e ankthon atė, institucionet asimetrike tė tij tė pėrfaqėsimit dhe mė sė shumti ato europiane. Magjia e zgjidhjeve qėndron brenda insistimit pėr pėrfundim procesesh tė nisura e tė miratuara. Nė kėtė tė vėrtetė shqiptarėt e Ballkanit aktualisht kanė sot tė drejta dhe detyrime mė tė shtuara para Europės, e cila fatmirėsisht nuk ėshtė mė ajo e Dejtonit, por e Brukselit.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.