Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


Famullia e ndėrgjegjes

 

I gjendur ne dilemat e mospėrputhshmėrisė mes asaj qė duhet dhe asaj qė tė imponohet, ripėrsėritshėm nė frizerin e kujtesės mė  mbetet episodi I njohur I Marko Bocarit. Para se tė mbėrrinte nė betejėn paravrasėse Marko Bocari hyri nė njė prej famullive tė Sulit. U fal dhe kur doli nė pragun e famullisė iu drejtua famullitarit:” Merri keto pėr shpirtin e Marko Bocarit! /Si thatė zotėri, vdiq Marko Bocari? /iu drejtua I habitur famullitari, Jo iu pėrgjigj Marko, Tani po shkon tė vdesė…!”

Nė kontekstin e idealizmit professional, njė udhėtim I tillė drejt vdekjes profesionale mendėrisht I ngjet cdo gazetari nė Shqipėri. E vėrteta nė kėtė vend nuk lidhet, por lidhen ata qė duhet t’I shėrbejnė dhe ta thonė atė. E ėshtirė sot tė mėsohet se cili grup I klasės politike ėshtė mė pak I mėkatshėm nė qeverisjen apo mbrothėsinė e prapambetjes sonė. Tė gjithė mjeshtra tė pėrfitimit dhe po kaq mjeshtra tė qėndrimit nė vend. Nė kėtė pikė ne jemi dėshmimtarė tė rekordit tė qėndrimit nė vend nė shumė aspekte morale, sikundėr po aq rekordmenė jemi nė kontrastin tonė, Brenda vetes dhe nė raport me Oksidentin. “ Filistinėt” e kėtij vendi u shtuan sa na ngjan se aktualisht sic do tė shprehej Gjergj Peci, kanė fuqinė e njė fatkeqėsie natyrore. Madje e ka humbur vlerėn e vet edhe shprehja ankuese e Fatos Lubonjės nė periudhėn post’98: “C’na bėnė ne kėta!” ( Ishte fjala gjithmonė pėr qeverisėsit e ardhur nė kėtė pushtet nga prova e madhe e tė qenit nė opozitė pėr mė shumė se njė mandate). Ankesa me humor e Pecit se :” Kam frikė nga kėta si nga njė fatkeqėsi natyrore...”, ėshtė mė shumė se njė deduksion i hidhur. Nė thelb tė shqetėsimit tonė ėshtė frika nga deformimi, nga humbja e sė mirės nė mėnyrė dramatike. Kjo ikje prej vetes , pra prej sė mirės sė patur dhe asaj qė vjen natyrshėm, shoqėrisė sonė dhe gjithė profesionistėve tė fjalės dhe informimit , I ngjau pėr shkak tė humbjes sė sistemit tė referencės. E zhbėnė sistemin e referencave tona morale. Njeriu I valencės mendore dhe morale u shndėrrua nė kutėrbues I ndenjies, dekompozimit dhe makutėrisė. Nė kėtė mbretėri mbėrriti pėr ne kurora e “kulturės sė ndenjur” . Nė kėtė orė tė mbrapshtė, komunitetit tė publicistėve, profesionistėve shqiptarė jo vetėm tė fjalės, i duhet njė ndėrgjegje si ajo qė verifikoi “famullia e Marko Bocarit”.

home.gif (1330 bytes)
S6AF.gif (7835 bytes)


 

WRESTLINGALB.gif (13655 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.